“Njeriu i pasur në vetvete është si ajo dhoma e ndritshme, e ngrohtë dhe…”/ Thëniet më të Bukura për Lumturinë

Njeriu eshte i palumtur sepse nuk di të jetë i lumtur; kur ka për ta ditur, do të jetë i lumtur në po atë çast.

Kemi plot detyra në jetë që i nënvlerësojmë. Por nuk ka detyrë më të nënvlerësuar sesa detyra për të qenë i lumtur.

Lumturia më e madhe nuk qëndron në mosrënien kurrë, por në ringritjen gjithnjë pas çdo rënie.

Njeriu i pasur në vetvete është si ajo dhoma e ndritshme, e ngrohtë dhe e qetë në një natë dimri në furtunë.

Pyesni veten nëse jeni të lumtur dhe do të pushoni së qenuri i tillë.

Lumturia që fitojmë nga vetja është më e madhe sesa ajo që fitojmë nga rrethi ynë.

Të jësh i lumtur do të thotë të jesh i mjaftueshëm në vetvete.

Lumturia e njeriut përbëhet prej përdorimit të lirë të fuqive të tij mendore.

Njeriu që ka lindur me një talent gjen lumturinë më të madhe atëherë kur ai mundet ta vërë atë në përdorim.

Lumturi do të thotë të kryesh punë që kanë për të qenë të qëndrueshme; plot shpirt dhe të mbara, cilatdo qofshin ato.

Është një gabim trashanik që njeriu të bëjë fli atë që ka në vetvete për të jashtmen, të japë lirinë qoftë dhe pjesërisht, të japë qeësinë për komoditet, gradë, famë dhe nder.

Të tregohemi të kujdesshëm, të mos ecim symbyllur e të merremi me punë që nuk i përshtaten vetive tona, sepse sakrifikojmë lumturinë.

Shumica e njerëzve punojnë si miza dheu nga mëngjesi deri në darkë për të shtuar florinjtë dhe askujt s’i bie ndër mend të shtojë kulturën, pra të pasurojë gjendjen intelektuale, megjithëse kjo e fundit i shërben shumë lumturisë.

Lumturia në pjesën më të madhe të saj përbëhet prej qetësisë dhe mendimit të lirë e vetveprues.

Në botë vërtetohet përditë se lumturia luftohet prej dy armiqve: dhembjes dhe mërzitjes; dhe ne zakonisht sa herë i shpërojmë njërës i afrohemi tjetrës.

Sa më e madhe të jetë pasuria e brendshme, aq më pak mbetet vend për mërzinë, aq më pak njeriu do të ketë nevojë për njerëz të tjerë, sepse, aq më pak të tjerët mund t’i shërbejnë atij.

Njeriu i rëndomtë e mbështet lumturinë e vet në sendet të jashtme si pasuria, grada, shoqëria, dhe kur i humb këo, bie në dëshpërim dhe i shkatërohet jeta.

Në kohën e pleqërisë, kur dashuria na lë, gjithashtu na lënë edhe kënaqësitë shoqërore, udhëtimet, kur shokët e farefisin i rrëmben vdekja; në këtë kohë më shumë se kurrë njeriu gjen mburojën e vetvetes.

Të kërkosh lumturinë në këtë jetë: ja shpirti i vërtetë i kryengritjes.

Lumturia është fitorja më e madhe e njeriut; ajo është përgjigja e qënies së tij në një drejtim frytdhënës për vetveten dhe për botën rreth tij.

Një njeri, interesi i të cilit gjithmonë drejtohet në anën e jashtme, mendon se lumturia gjendet jashtë tij, përderisa ai nuk vështron brenda vetes dhe ta zbulojë buriin në vetvete.

Mësova se të gjithë duan të jetojnë në majën e malit, pa e ditur se lumturia e vërtetë qëndron te mënyra se si zbret në një log të fshehur nga maja të thepisura.

Një njeri që e ka pranverën në shpirt e vet, di ta gjejë pranverën në çdo stinë.

Suksesi është të arrish atë që do. Lumturia është të duash atë që ke. Ndaj lumturia është shëndet i mirë dhe kujtesë e keqe.

E vetmja gjë që ia vlen të kesh në jetën mbi tokë është ndjenja e humorizmit.

Ai që ka guximin për të qeshur është zot i botës pothuajse po aq sa ai që është i gatshëm për të vdekur.

Ndryshimi është ligji i jetës. Ata që shohin vetëm të kaluarën ose të tashmen, janë të prirur të humbasin të ardhmen.

Kur mbyllet njëra derë, hapet një tjetër. Por ne shpesh dhe me keqardhje shikojmë aq gjatë kah dera e mbyllur, saqë nuk vërejmë atë që është hapur.

Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen edhe me një fjalë të vetme: Liri, Drejtësi, Nder, Detyrë, Mëshirë, Shpresë…