“Njoh një mik përtac, ai kurrë nuk ec në diell, që të mos lodhet duke tërhequr…”/ Thëniet më të Bukura Hungareze

©shutterstock

Urtësitë e këtij populli duket se kanë diçka të përbashkët ndërmjet tyre, ato janë në të shumtën e tyre të përqëndruara tek përtacia, dembelizmi, si një formë indirekte për ta shtyrë njeriun dret punës, veprimit, lëvizjes.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur thëniet më të bukura hungareze. Lexojini ato dhe mos harroni të na thoni cila ishte më e goditura prej tyre.

Njoh një mik përtac, ai kurrë nuk ec në diell, që të mos lodhet duke tërhequr hijen.

Po e vure punën në shtrat, do vësh në gjumë edhe fitimin.

Lum ai që ka miq, mjerë ai që ka nevojë për ta.

Arma e të marrit është gjuha.

Dashuria dhe urrjetja nuk janë gjykatës të drejtë.

Dashuri dhe liri, ja çfarë më duhet. Për dashuri jap gjithçka, për lirinë jap dashurinë.

Djalli tenton të gjithë përveç dembelit që tenton djallin.

Do ishte gati të shkonte në varrimin e punës.

E bukur shpata nëse shkëlqen, por do të ishte më mirë nëse është e mprehtë.

E kap rrezen e dritës duke përdorur leqet e minjëve. (Gënjen veten)

E nxorri tymin nga shtëpia me rrjetë.

Është më i gjatë vargu i ditëve sesa vargu i suxhukëve.

Fjala “duhet” nuk mbytet asnjëherë në Danub.

Jeta e vetmuar nuk mund të jetë pa mallëngjim.

Jo çdo kokërr e lëmuar është thjerrëz.

Kafeja e mirë duhet të jetë e zezë si djalli, e hidhur si helmi dhe e ëmbël si puthja.

Kërkon mollë në pyllin e ahut.

Kërkon të mbështetet mbi kallamishte.

Kush ka kafshuar të kapërdijë.

Kush nuk ka kalë të ecë në këmbë.

Macja pa kthetra nuk ngjitet dot në pemë.

Në gjumë të gjithë jemi njësoj të pasur.

Nëse marrëzia do të dhimbte, ajo do të ulërinte gjithë ditën e ditës.

Në shenjë mirënjohjeje që e hipin në karrocë, budallai i mban fëmijët mbi shpinë që të mos rëndojnë ngarkesën.

Njeriu i mençur ndjehet kudo si në shtëpinë e vet.

Njeriu mund të bëjë shumë, por bukuria bën shumë më tepër.

Pendesa e sinqertë e fshin gabimin.

Pluhurat që mjeku i jep për t’i tretur në ujë, budallai i kapërdin në mes të lumit.

Poshtë kërthizës nuk ka as religjion, as të vërtetë e dëshmi.

Prenë një pyll të tërë për të shpëtuar nga sorrat.

Shkëndijat lindin edhe nga kudhra e vogël.

Të mos gëzohet gjethi lart kur bie gjethi përtokë.

Varfria është lopa e pasanikut.

Ujku me shpatull të shpuar nga plumbi, më fisnik se qeni lëpirës i zotërisë.

Yjet janë shumë, por të gjithë së bashku nuk e zëvëndësojnë dot diellin.