“Nuk ka pasuri më të madhe se mendja, varfëri më të keqe se padija, trashëgimi më të mirë se…”/ Thëniet më të Bukura Orientale

©Getty Images

Thëniet e mençura janë e vërteta e stolisur, e vërteta e thënë bukur, nga mendje të bukura.

Me këtë koleksion të thënieve orientale, kemi vendosur të stolisimin mendimet e lexuesve tanë. Mos harroni se ne i lexojmë të gjitha komentet tuaja, ndaj presim të na thoni cilën pëlqyet më së shumti prej thënieve mëpposhtë.

Nuk ka pasuri më të madhe se mendja, varfëri më të keqe se padija, trashëgimi më të mirë se edukata.

Me zjarr provohet ari, ndërsa me ar provohet burri.

Mëkati është ai që të ngacmon përbrenda duke pasë frkë se mos kuptojnë të tjerët.

Mërzitja më e madhe e ditës sime është kur kujtoj se dje isha i lumtur.

Më thonë: “Kur të shikosh një skllav duke fjetur mos e ngacmo, ndoshta ai është duke parë në ëndërr sikur është i lirë.” Ndërsa unë them: “Nëse do të shikosh një skllav që fle, do ta zgjoj dhe do t’i flas rreth lirisë.”

Midis shpenzimit të tepërt dhe koprracisë ka një skkalle; nëse çdo njëra prej tyre rritet, të shkatërron.

Miku në fillim është flori, pastaj argjend, e pastaj hekur.

Mjerë për një popull, i mençuri i të cilit është memec dhe i forti, qorr.

Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij.

Mos bëj padrejtësi sepse përfundimi i saj është pishmanllëku; t’i fle gjumë duke mos e ditur se ai që i ke bërë padrejtësi, vetëm lutet ndaj teje e syri i Zotit nuk fle.

Mos e falendero dikë derisa ta provosh, e mos e shaj pa e provuar.

Mos e lavdëro fillimin derisa të shohësh fundin.

Mos e nënvlerëso diçka të vogël sepse ajo mund të zmadhohet, dhe as diçka të pakët sepse mund të shtohet.

Mos e shit atë që nuk e ke.

Mos ji si tymi, i cili rri në ajër kur në vetvete është i pisët.

Mos kërko të jetosh për të ngrënë, por kërko të hash për të jetuar.

Mos ki turp të dhurosh qoftë edhe pak, se nëse nuk jep qoftë edhe pak, ajo është akoma më pak.

Mos premto për atë që nuk je i i fuqishëm ta zbatosh.

Mos rri me armikun e shokut, sepse do të armiqësosh shokun tënd.

Mos shko me dembelin për nevojat e tij; sa njerëz të mirë për shkak të këqijve janë shkatërruar?

Mos shpreso diçka që është larg, të mjafton ajo që është afër që të interesohesh për të.

Mos u bëj skllav i dikujt tjetër përderisa zoti të krijoi të lirë.

Mos u tregoni të pakujdesshëm ndaj edukimit të fëmijëve, ata janë krijuar për të jetuar në një kohë tjetër jo si e ajo e juaja.

Është mirë të thuhet “po” pas “jo”-së, por sa e shëmtuar është të thuash “jo” pas “po”-së.

Ndihmoje vëllain tënd, qoftë edhe kur të ka bërë padrejtësi.

Në çastet e sprovës, njeriu nderohet ose poshtërohet.

Në gjerësinë e moraleve, gjenden thesaret e rreziqeve.

Nëse falenderimi dhe durimi janë dy deve, nuk do të më interesonte se cilës prej tyre do t’i hipja.

Nëse fjala është prej argjendi, heshtja është prej floriri.

Nëse hyn në diskutim me injorantin, duhet të durosh fjalën e tij.

Nëse kafshët do t’i përngjasësh me disa njerëz, do të jetë përulje për to.

Nëse konsultohesh me një të mençur, mendja e tij bëhet e jotja.

Nëse nuk je në rregull në vetvete, mos i qorto ata të cilët sillen keq me ty.

Nëse nuk mbjell dhe shikon të tjerët te korrin, bëhesh pishman për ditët të cilat të kaluan.

Nëse për diçka thua “po”… kryeje atë, sepse “po”- ja është borxh të cilin duhet ta kryesh.

Nëse t’i lodhesh duke bërë mirë, lodhja do të shkojë e bamirësia do të mbetet.

Nëse vepron një të mirë fshije, e nëse ta bëjnë shfaqe.

Ngrënia e tepërt është armiku i natyrës së njeriut.

Nuk do të ishte krenare fytyra e të urtit, nëse nuk do të vishej me moralet e larta.

Nuk do të ngrihen ndërtesat e një populli, kur moralet e tyre janë të rrënuara.

Nuk e falenderon Zotin ai qe nuk falenderon njerëzit.

Nuk është bukuria tek rrobat që na zbukurojnë, por tek dija dhe morali.

Nuk është drejtësi të gjykohet i drejti për një dyshim.

Në shtëpi hyhet nga dera, kush hyn nga një vend tjetër, quhet hajdut.

Nuk është pasuria të kesh shumë para, por pasuria e vërtetë është ajo e shpirtit.

Nuk është prej nesh, ai që nuk e respekton të madhin dhe e mëshiron të voglin.

Nuk jam shumë njëmijë shokë për një njeri.

Nuk ju ka dhënë ndonjëri mirësi më të gjerë sesa durimi.

Nuk ka begati më të madhe sesa morali i lartë.

Nuk ka besuar mbi mua ai që fle dhe barku i tij është plot, ndërkohë që komshiu i tij fle i uritur.

Nuk kam parë drejtësi më të madhe se kjo ndaj nesh, na bëjënë padrejtësi e pastaj na urdhërojnë që t’i falenderojmë.

Nuk ka mirësi në shoqërimin e atij që nuk e konsideronin të mirën tënde si për veten e tij.

Nuk ka mirësi tek ai që lëkundet nga fryn era.

Nuk ka përfitim prej premtimit që është gënjeshtër, dhe fjalës që nuk është vepër.