“Nuk ka pasuri si mendja, mjerim si injoranca, trashëgimi si kultura dhe mik më të mirë se…”/Thëniet më të Bukura të Orientit

©Wikimedia Commons

Kësaj here, për kënaqësinë e ndjekësve tanë, kemi përzgjedhur një koleksion thëniesh orientale. Një mençuri e thellë e cila vjen nga zemra e shekujve.

Në përfundim të leximit presim të na thuash cilën prej tyre pëlqeve apo vlerësove më së shumti.

Nuk ka pasuri si mendja, mjerim si injoranca, trashëgimi si kultura dhe mik më të mirë se edukata.

E pyeta lirinë: Ku janë fëmijët e tu? M’u përgjigj: Njëri vdiq i kryqëzuar, një tjetër vdiq budalla, kurse tjetri nuk ka lindur akoma.

Vështrova krenarinë e dhe e gjeta krenare midis diturisë dhe edukatës, e të përulur midis injorancës dhe fëlliqësisë.

Ushqeje zemrën me edukatë, ashtu siç i hedh zjarrit dru.

Verbëria e vërtetë është ajo e zemrës.

Injoranti përfiton nga gabimi i tij, ndërsa i dituri nga ai i të tjerëve.

Shoku i ndershëm është më i mirë nga shpirti yt i padrejtë, sepse shpirti të urdhëron për të mirë. Shoqërimin me injorantin është ulje.

Ruhu prejt të keqes së atij që i ke bërë mirë. Rrahjet e  zemrës i thanë njeriut se , jeta është minuta dhe sekonda.

Sa njerëz i ka ngritur dituria në gradë të larta, e sa të tjerë që janë me pozitë, i ka ulur injoranca e tyre.

Qyteti më i keq është ai në të cilin nuk ke asnjë shok. Ruhuni prej hamendjes sepse ajo është biseda më e gënjeshtrët.

Pasuria fsheh poshtërsitë e të pasurve dhe zemërgjerësinë e të varfërve.Për çdo mirësi ka një çelës që e hap dhe e mbyll atë.

Ai që e hap është durimi, ndërsa ai që e mbyll është dembelizmi.

Përgojimi është puna e të paaftit.

Njeriu që jeton vetëm për vete, jeton i vogël edhe vdes i tillë.

Një e vërtetë që të mundon është më mirë se një gënjeshtër që të gëzon.

Njihe të keqen, jo për të bërë keq, por për t’u mbrojtur prej saj, kush nuk e njeh të keqen, bie në të.

Njeriu më i keq është dyfytyrëshi, i cili me një fytyrë paraqtet te një grup, e me një tjetër tek një grup tjetër.

Njeriu më i mirë është ai që tregohet i thjeshtë kur ka pozitë, dhe fal kur ka mundësi të ndëshkojë.

Nuk shpëton prej vdekjes ai që i frikësohet asaj, e as nuk do t’i shtohet jeta atij që e do atë.

Nuk është i fortë ai që sillet si i tillë, por i fortë është ai që e përmban veten kur zemërohet.

Nuk i len yndyrë vetes ai që qesh shumë.

Në zemrën tënde përgatit një vend për të fshehtat, ku gjuha jote nuk do të ketë mundësi të hyjë.

Ngritja në majë ëshët e vështirë, por qëndrimi atje është akoma më i vështirë.

Mos u shoqëro me të pasurin në udhëtim, nëse do të shpenzosh si ai, do të dëmtohesh, e nëse do të rrijë mbi ty do të të përulë.

Mos shko për vizitë çdo ditë, sepse në këtë mënyrë e mërzit mikun.

Mos u arsyeto shumë, sepse shumica e gënjeshtrave përzihet me to.

Midis shpenzimit të tepërt dhe koprracisë ka një shkallë; nëse çdo njëra prej tyre rritet, të shkatërron.

Mirësjellja është një monedhë, që për atë që e jep s’kushton gjë, po për atë që e merr kushton.

Mjafton që të jetë gënjeshtar njeriu, nëse flet çdo gjë që dëgjon.

Mburrja më e madhe është të mos mburresh.

Kush shikon të metat e veta, nuk ka kohë të merret me ato të të tjerëve.

Kush të lë amanet pasurinë, të ka lënë amanet veten e tij. Haram është ajo që e lejon për vete dhe ja ndalon të tjerëve.

I mençëm është ai, që sjellet, fjalët dhe mendimet i përkojnë në mes tyre.

E meta e bujarisë është shpenzimi i tepërt.

E meta e shumë njerëzve është se dëshirojnë të bëhen mësues mbi të tjerët, atëherë kur vetë duhet të jenë për një kohë të gjatë nxënës.

E vërteta ka nevojë për dy burra, njëri që ta flasë, ndërsa tjetri që ta kuptojë.

Durimi është si anija me të cilën kalojmë detin e streseve dhe na çon drejt bregut të rehatisë.

Dy lloj njerëzish nuk ngopen, ai që kërkon dituri dhe ai që kërkon pasuri.

Dynjaja është rehati, e rehatia më e mirë është gruaja e ndershme.

Atij që i sëmuret e brendshmja, i vdes e jashtmja.

Barku është origjina e të gjitha sëmundjeve.

Besimtari i mirë ndër të tjerë, është ai i cili ka moralin më të lartë.

Bëji mirë atij që të ka bërë keq dhe do të shikosh se ai do të pushojë nga të këqijat.

Armiku më i parrezikshëm është ai që të tregon se është armiku yt.