“Nuk mjafton vetëm të jesh i mirë; por duhet të kesh edhe…”/ Thëniet më të Bukura për Mirësinë

©shutterstock

Do të ishte një mungesë e madhe që në gjithë morinë e thënieve që publikojmë për lexuesit tanë, të mos përfshinim një koleksion të zgjedhur me thënie për mirësinë. Mirësia është art, dhe bota ku jetojmë është skena ku duhet ta shpalosim atë, me gjithë zemër.

Nuk mjafton vetëm të jesh i mirë; por duhet të kesh edhe takt.

Zemra e macdhe është si oqeani: nuk ngrin kurrë.

Medet, edhe të mirën nuk e bëmë gjithmonë për të mirë.

Të japësh shembullin e mirë është po aq e dobishme sa edhe ta bindësh atë.

Për ta dashur të mirën, duhet urryer me gjithë zemër e liga.

Është më lehtë të bësh mirë, se sa të jesh i mirë.

Shumë njerëz duhen nderuar jo sepse bëjnë mirë, por sepse nuk bëjnë keq.

Të gjithë njerëzit e mirë janë të përkorë.

Ka mëshirë e cila është dobësi ose madje tradhëti kundrejt së mirës së përgjithshme.

Siç nuk mund të qortohet veprimi i pavetdijshëm, kështu nuk mund të lëvdohet as mirëbërsia e detyruar.

Nga dhurata e duarve të poshtra mos prit mirë.

Sikundër për arsyen nuk ka asgjë të parealizueshme, ashtu edhe për mirësinë nuk ka vogëlsira.

Mirësia nuk mund të jetë mjet mashtrimi.

Para së gjithash të jeni të mirë: mirësia çarmatos shumicën e njerëzve.

Është e denjë për lëvdatë vetëm mirësia e atij që është i mirë, kur ka fuqi të mjaftueshme për të qenë i keq.

…të gjitha ndjenjat e bukura të botës peshojnë më pak se një vepër e mirë.

Mirësi, emri yt është njeri.

Në emër të së mirës dhe të dashurisë njeriu nuk duhet të lejojë vdekjen t’i pushtojë mendimet.

Duke i bërë mirë një njeriu të mirë, ne e bëjmë atë më të mirë, kurse i ligu, nga të mirat që i bëhen, bëhet edhe më i lig.

Çlirohuni nga e keqja, do t’u mbetet e mira. Çlirohuni nga e mira ç’do tu mbetet vallë?

Çdo e mirë e kësaj bote mund të shndërrohet në të keqe.

Ajo që del nga zemra arrin gjer në zemër.

Në qoftë se me dy a tri fjalë të ëmbla mund ta bësh tjetrin të lumtur, duhet të jesh maskara që të mos ia thuash.

Fillimi i mirë – ugur i mirë.

Për të mirën le të tregojë jo ai që e bëri, por ai të cilit ju bë.

T’u bësh mirë budallenjëve është njëlloj si të hedhësh ujë në det.

Kush rri nën pemë të mirë, do të gëzojë edhe hije të mirë.

Të mirën dhe të vërtetën, kur ato kanë hedhur rrënjë, mund, natyrisht, t’i përndjekësh, por jo t’i shtypësh për një kohë të gjatë.

Fillimi i mirë – garanci e mbarimit të mirë.

Deti nuk kthen mbrapsh asnjë lumë.

Disa kujtojnë se kanë zemër të mirë ndërkohë që në të vërtetë ta kanë vetëm nerva të dobëta.

Mirësjellja është ende larg nga mirësia e vërtetë.

Kush është i mirë vetëm me fjalë, është dyfish i pavlefshëm.

Gjysmëmirëbërësit shndërrohen shpejt në keqbërës.

Duart mund të jenë të pastra, po synimet të njollosura.

Ligësia është diçka të cilën nuk mund t’ia falësh vetes.

Nuk është e vërtetë që e keqja rritet, por është e mira që hesht.

Kush nuk e dënon të keqen, ai ndihmon kryerjen e saj.

Njerëzve do t’u shkonte më tepër mendjelehtësia se sa ligësia.

Ligësia e pafuqishme është qesharake.

Të keqen më të vogël duhet ta quajmë të mirë.

Ai që e provoi në kurriz të keqen, edhe mund ta harrojë atë, kurse ai që e kreu – kurrë.

Të keqen mbyte në djep! Po të ketë kaluar koha dhe sëmundja ka hedhur rrënjë, ç’mund të bëjë atëhere mjeku?

E keqja, si edhe helmet, ka paracaktimin e vet, ka sëmundje që nuk shërohen me asgjë tjetër.

Është i keq ai që është i mirë vetëm për veten, e keqja më e tmerrshme është ajo që shtiret si e mirë.

Bëhet e këndshme edhe ferra kur prej saj del trëndafili.

Kush e mbulon të keqen bëhet bashkpunëtor i saj.

Për veprat e këqia na vjen rëndë edhe të flasim.

Për një goditje që pret rrënjët e së keqes, duhen një mijë të tjera mbi degët e saj.

Ai që bën keq, i urren njerëzit. Teprica e një të mire të madhe mund të bëhet edhe e keqe e madhe.

Të bësh të liga është keq, por të mburresh me këtë ca më keq.

Dhelpëria e ndyrë – burim i çdo të lige.

Në botë do të kishte shumë më pak vend e keqja, në qoftë se do të ishte e pamundur të kryhej nën petkun e së mirës.