Në një shoqëri ku nuk ka rregulla, ose ka rregulla por askush nuk i respekton ato, atëherë aty mbizotëron kaosi dhe anarkia-me-rregulla.
Çdo shoqëri e përparuar ka rregullat e saj, dhe me to ajo garanton përparimin e saj. Ne vendosëm që sot të sjellim për lexuesit tanë disa mençuri që flasin pikërisht për rëndësinë e rregullave.
Të bindur se disa prej mençurive mëposhtë do t’ju lënë mbresa më shumë sesa të tjerat, ne presim nga ty të na thuash cila ishte ajo që ti e veçove si më të goditurën, apo më të bukurën.
Përjashtimet jo gjithmonë vërtetojnë rregullën e vjetër. Ato mund të jenë edhe paralajmëtarë të një rregulle të re.
Rregulla e rremë është gjithnjë më e keqe se mungesa e çfarëdo rregulli.
Rregulli është miku i arsyes dhe qëllimi i saj i vërtetë.
Përdoreni, por mos e shpërdoroni – kjo është rregulla e urtësisë.
Vullenti për rregullin është rregulli i vetëm në botë.
Atje ku rregullat e lojës nuk lejojnë të fitosh, xhentëlmenët anglezë i ndërrojnë rregullat.
Për të tjerët krijojmë rregulla, për vete përjashtime.
Të veprosh pa rregullat është puna më e vështirë dhe lodhëse në këtë botë.
Në fund të fundit rregulli dhe vetëm rregulli krijon lirinë. Çrregulli krijon skllavëri.
Kur rendi egzistues është padrejtësi fund e majë, atëherë vetëm shkatërrimi i tij premton ndonjë farë drejtësie.
Nuk ka rregull pa përjashtime, por përjashtimet nuk e prishin rregullin.
Rregullat e sjelljes të kujtojnë shpesh herë ceremonitë rituale; të duken pa kuptim, por ato edukojnë njerëz.
Jeta krijon rregull, por rregulli nuk krijon jetë.
Rregulli i vjetër i lëshon vendin të riut.
Kur mbi kudhër godasin shumë njerëz përnjëherë, ata duhet të respektojnë rregullin.
Për disa njerëz motivimi i vetëm i pretendimeve të tyre për thellësi mendimi është në zbulimin prej tyre të përjashtimeve nga rregulla.