“Po qe se do të bëhesh gjykatës ndërmjet dy miqve, do të mbetesh pa…”/ Thëniet më të Bukura Orientale

©Wikimedia Commons

Për kënaqësinë e lexuesve tanë sot kemi sjellë një koleksion me thënie orientale.

Ne i lexojmë të gjitha ato që shkruani ndaj si gjithnjë presim nga ty që në përfundim të leximit të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë pëlqeve më së shumti.

Po qe se do të bëhesh gjykatës ndërmjet dy miqve, do të mbetesh pa asnjërin.

Njerëzit janë tre llojesh: “I pari si ushqimi, të nevojitet përherë; i dyti është si ilaçi, të nevojitet nganjëherë; i treti është si sëmundja, s’të nevojitet asnjëherë.”

Më i miri njerëzve është ai që sillet mirë me familjen e tij.

Libri është shoku që nuk tregohet dy fytyrësh, nuk të lodh dhe nuk të shfaq të fshehtat.

Kush shpenzon pa llogaritur, shkatërrohet duke mos ditur.

Kush i beson kohës e tradhëton atë.

Kur shoku bën me ty shaka e ti mërzitesh, atëherë ai e lë atë, ndërsa armiku nuk e shikon që ti mërzitesh, vazhdon akoma më tepër.

Kur të gdhihesh mos e prit ngrysjen, e kur të ngrysesh mos e prit të gdhirën, ruaje shëndetin për sëmundjen, dhe jetën për vdekjen.

Kur të shikosh dhëmbët e luanit jashtë, mos kujto se ai po qesh.

Kurora e njeriut është thjeshtësia e tij.

Humbja e shokëve më të dashur është kurbeti.

I liri është rob, përderisa ai nuk ngopet, robi është i lirë kur ai kënaqet.

Injoranca është vdekje prej së gjalli dhe trupat e tyre janë të varrosur pa u varrosur.

Gjëja më e mirë në botë është dija, ndërsa gjëja më e keqe është padija.

Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

Gënjeshtra ecën me një këmbë, e vërteta me dy.

Ec mbi tokë duke qënë i thjeshtë. Sa popuj ka poshtë saj, të cilët kanë qënë më të lartë se ty.

Është në rrezik ai që merr vetëm mendimin e tij.

Durimi është veshja më e bukur e njeriut.

Dy gjëra janë të pandara nga gënjështra: të premtuarit shumë dhe të kërkuarit falje shumë herë.

Dituria shoqërohet me punën. Ai që mëson, punon. Dituria e thërret punën; nëse i përgjigjet qëndron, në të kundërt, largohet.

Çdo person që pendohet bëhet pishman, e jo çdo person që bëhet pishman pendohet.

Burri i fortë punon, burri i dobët lutet.

Buzëqesh edhe sikur zemra jote të pikojë gjak.

Çdo bamërisi është lëmoshë.

Babai është dera e mesit e xhenetit.

Bamirësia është valixhja më e mirë e njeriut.

Besoji hamendjes së atij që mendon mirë për ty.

Bëj durim ndaj të keqes së ziliqarit, sepse durimi yt ka për të shkatërruar, ashtu si zjarri që ha flakët e tij kur nuk gjen farë të djegë.

Ai që ndez zjarr, një ditë do të djegë edhe gishtat e vet.