“Populli mund të ketë një shpirt, një zemër, një kraharor, por mjerë ai nëse ka vetëm…”/ Thëniet më të Bukura Baske

©alamy

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi vendosur që sot të ndajmë një koleksion të bukur e të ndritshëm me mençurinë baske. Të bindur se do t’i lexoni me kënaqësi, ne si gjithnjë, presim nga ju të na thoni cila prej këtyre thënieve ju ‘goditi’ më së shumti.

Nuk është e vështirë ta shpjegosh botën, e vështirë është ta transformosh atë.

Populli mund të ketë një shpirt, një zemër, një kraharor, që e qet përpara, por mjerë ai nëse ka vetëm një palë tru.

Nuk ka krizë që akademikët mos t’i përgjigjen me një seminar.

Nuk ka shpresa për një civilizim, i cili e fillon çdo ditë me tingullin e orës së alarmit.

Njerëzit që mendojnë se jeta është një shtrat i trëndafilave, zakonisht ankohen nga fjetja në gjemba.

Njeriu duhet të bëhet doktor i vetes.

Njeriu i gëzuar është si dielli, shndrit aty ku depërton.

Njeriu mund të lajkatojë sa të dojë, por duhet të martohet kur të jetë e shkruar.

Një burrë realisht i pasur, është ai të cilit fëmijët i hidhen me vrap në krahë kur i ka duart bosh.

Një mësimdhënës i mirë është si një qiri. Ai konsumon veten e tij për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve.

Një ves i mohuar është dy herë më i pranishëm. Pa u futur në shpirt mirësia nuk është e tillë.

Pak vlejnë sytë, nëse mendja është qorre.

Për të qenë i lumtur njeriu duhet të jetë shumë naiv. Vetëm të marrët janë të lumtur.

Për të sunduar: armiqtë t’i kthesh në miq dhe t’i mbash sa më afër që të jetë e mundur.

Përfitimet e padrejta të mbushin xhepat, por të nxijnë faqet.

Përparimi i një kombi shkon krahas me atë të femrës. Femra është ajo që lind, rrit dhe i edukon fëmijët. Ajo lidh plagë shtati dhe zemre. Ajo është burim i pashtershëm ngushëllimi, dashurie dhe dhembshurie.

Përsosmëria s’ka kurrë fund.

Përvoja është mësuesi më i mirë.

Po të studiojmë historinë e një kombi të pazhvilluar, bindemi, se kjo fatkeqsi ka ardhur nga padituria.

Politika është marrëveshje.

Politikanët që ankohen në media janë si kapitenët e anijeve që ankohen nga deti.

Progresi lind nga idea dhe gjithçka që është e nevojshme është edhe e mundur.

Prova më e mirë e dashurisë është besimi.

Proverbat nuk janë kurrë të gabuara.

Pushteti korrupton disa, kurse dobësia korrupton shumë.

Puthjet e buzëve nuk vijnë gjithmonë nga zemra.

Puthjet e vjedhura janë të ëmbla.

Qendrimi i ashpër është përcjellësi i vdekjes, ndërsa butësia është përcjellëse e jetës.

Qeshja është ilaçi më i mirë.

Regjime “patriotike” vetëm sa për demagogji dhe të korruptuar sjellin ndonjëherë rrënim shpirtëror më shumë se një pushtim i huaj.

Rruga e shkurtër shkurton jetën.

Rruga më e sigurtë për të krijuar lumturinë, është ta përfshish veten tënde në një çështje më të madhe se vetja.

S’mund të blihet asgjë vetëm me një falenderim.

S’ka dashuri pa xhelozi.

S’mjafton të vraposh shumë po nuk u nise në kohë.

Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën dhe zemra të mirën.

Sytë janë dritaret e shpirtit.

Shkenca pa ndërgjegje është vdekja e shpirtit.

Shumë melodi të bukura luhen nga një violinë e vjetër.

Të besojmë duke dyshuar dhe të dyshojmë duke besuar.

Të drejtosh do të thotë të shërbesh.

Të jetosh do të thotë të mendosh.

Të mësosh është hapi i parë, të jetosh është vetëm i dyti.

Të rrallë janë ata, të cilëve nderimi u është më i dashur se paratë.

Thuaje të vërtetën, por pastaj ik shpejt.

Uria është kuzhinieri më i mirë.

Urrejtjen dhe neverinë bashkëshortja e tregon hapur, dashurinë e fsheh edhe dyzetë vjet.

Urrejtja nuk ndalet nga urrejtja, në asnjë kohë, urrejtja pushon nga dashuria: ky është ligji i përjetshëm.

Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.

Vetëm liria i jep gjallëri e kuptim jetës, vetëm me të shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që e çojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës, prodhimit dhe mendimit njerëzor.

Vetëm virtyti nuk merret dhe jepet si dhuratë.

Zemra që dashuron mbetet gjithnjë e re.