“Preferoj më shumë një jetë të shkurtër të jetuar thellësisht, sesa një jetë të gjatë të jetuar …”/Thëniet më të Bukura nga Ibn Sina

©shutterstock

Përpjekjet mijëvjecare të njerëzimit për të kuptuar trupin e njeriut janë të shenjuara me piketa historike të historisë mjekësore, por janë pakta ato figura që arritën të bënin zbulime në mënyrë individuale e që të meritojnë aq shumë vlerësim e respekt sa gjeniu i Persisë, Ibn Sina (980-1037), i njohur zakonisht në Perëndim si Avicena – një nga mendimtarët më me ndikim në historinë e shpalosur të civilizimit tonë.

Ai ishte autori i 450 veprave të njohura që përshkojnë fizikën, filozofinë, astronominë, matematikën, logjikën, poezinë dhe mjekësinë, përfshirë enciklopedinë “Themelet e Mjekësisë”, e cila ndryshoi përgjithmonë kuptimin tonë për trupin e njeriut dhe veprimet e tij të brendshme.

Kjo vepër mjeshtërore e shkencës dhe filozofisë – ose metafizikës, siç u quajt atëherë, mbeti në përdorim si një qendër e edukimit mjekësor mesjetar deri në gjashtëqind vjet pas vdekjes së Ibn Sina.

Mëposhtë, për kënaqësinë e lexuesve tanë, 10 thëniet më të njohura të Avicenës:

Bota është e ndarë në njerëz të mençur që s’kanë fe, dhe në njerëz që kanë fe, por nuk kanë mençuri.

Njohja e gjithsejtë e diçkaje, perderisa të gjitha gjërat e kanë një shkak, nuk mund të quhet e plotë, përsa kohë nuk janë gjetur shkaqet e saj. Prandaj në mjekësi duhet të njihemi me shkaqet e sëmundjes, po ashtu edhe me shkaqet e shëndetit.

Preferoj më shumë një jetë të shkurtër të jetuar thellësisht, sesa një jetë të gjatë të jetuar cekët.

Një doktor injorant është një luftëtar i devotshëm i rreshtuar me kampin e vdekjes.

Është faji i verës nëse një budalla ka pirë dhe ecën duke u lëkundur nëpër errësirë?

Nuk ka sëmundje të pashërueshme – ka vetëm mungesë vullneti. Nuk ka barna të padobishme, ka vetëm mungesë njohurish.

Lutja është ajo që i mundëson shpirtit të realizojë hyjninë e tij. Përmes lutjes qeniet njerëzore adhurojnë të vërtetën absolute dhe kërkojnë një shpërblim të përjetshëm. Lutja është gur themeli i fesë; dhe feja është mjeti me të cilin shpirti pastrohet nga gjithçka që e ndot atë. Lutja është adhurimi i çështjes së parë të të gjitha gjërave, sundimtari suprem i gjithë botës, burimi i gjithë forcës. Lutja është adhurimi i atij qenia e të cilit është e domosdoshme.

Mjekësia është shkenca me të cilën mësojmë gjendjet e ndryshme të trupit të njeriut në shëndet dhe kur nuk është në shëndet, dhe mjetet me të cilat shëndeti ka të ngjarë të humbet dhe, kur humbet, ka të ngjarë të rikthehet sërish. Me fjalë të tjera, është arti me të cilin konservohet shëndeti dhe arti me të cilin rivendoset pasi ai humbet. Ndërsa disa e ndajnë mjekësinë në një shkencë teorike dhe praktike [të aplikuar], të tjerët mund të supozojnë se është vetëm teorike sepse e shohin atë si një shkencë të pastër. Por, në të vërtetë, çdo shkencë ka një anë teorike dhe praktike.

Zoti, qenia supreme, nuk është as i rrethuar nga hapësira, dhe as preket nga koha; ai nuk mund të gjendet në një drejtim të veçantë dhe thelbi i tij nuk mund të ndryshojë. Biseda e fshehtë është pra plotësisht shpirtërore; është një takim i drejtpërdrejtë midis Zotit dhe shpirtit, i abstraktuar nga të gjitha kufizimet materiale.