“Shenja e parë e dashurisë te i riu është droja, te e reja…”/ Thëniet më të Bukura për Dashurinë

©Wikimedia

Dashuria ka qenë një burim i pashtershëm frymëzimi për artistët, poetët, mendimtarët dhe studiuesit e të gjitha kohërave. Ne të gjithë dimë diçka për dashurinë, në të njëjtën kohë nuk dimë asgjë për të.

Një gjë është e sigurt: ne mund dhe duhet të flasim për të sa më shumë.

Shenja e parë e dashurisë te i riu është droja, te e reja – guximi.

Dashuria është një nga ato vuajtje të cilat nuk mund të fshihen me fjalë, një vështrim i pakujdesshëm madje heshtja mjafton për ta tradhëtuar atë.

Të dashurosh do të thotë të luftosh pareshtur me mijëra pengesa brenda dhe përreth nesh.

Dashuria është njëlloj e madhërishme, si kur flet shumë, si kur flet pak.

Dashuria e vërtetë, siç dihet, nuk njeh mëshirë.

Dashuria zakonisht parapëlqen kontrastet nga ngjashmëritë.

Dashuria koprace nuk mund të jetë kurrë e vërtetë.

Dashuria është pasioni i vetëm e cila nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.

Ata që dashurojnë ose nuk dyshojnë për asgjë, ose dyshojnë për të gjitha.

Dashuria, si edhe nami i mirë, po të humbasë një herë, nuk kthehet mbrapsht.

Kush nuk dashuron nuk mund as të urrejë, kush nuk entuziazmohet me asgjë, nuk mund as të përbuzë, kush nuk hymnizon asgjë, nuk mund as të mallkojë.

Sikur dashuria të mund të ishte perëndia ynë dhe bota t’i shërbente si altar, do t’ia vlente të rroje përjetësisht.

Edhe të dashurosh, edhe të jesh i urtë nuk është e mundur.

Ndarja për dashurinë si era për zjarrin: të dobtin e fik, të madhin e ndez më tepër.

Dashuria është pëlhurë natyrore e qendisur nga përfytyrimi.

Dashuria i përngjet shansit: asaj nuk i pëlqen që t’i vihen pas.

Të dashurosh do të thotë të pushosh së bëri krahasime.

Dashuria e vërtetë përfshin në vetvete në të njëjtën kohë edhe pafundësisht të madhen, edhe pafundësisht të voglën.

Dashuria është si fruthi: sa më vonë të të bjerë, aq më i rrezikshëm është.

Dashuria shpesh ia merr mendtë atij që ka dhe i jep atij që nuk ka.

Dashuria e vërtetë na bën gjithnjë më të mirë, pavarësisht nga gruaja që na e dhuron atë.

Duhet të jesh pak i ngjashëm që të kuptosh njëri-tjetrin por duhet të jesh pak ndryshëm për të dashururar njëri-tjetrin.

Dashuria të detyron të besosh pikërisht atë, për të cilën duhet dyshuar më tepër.

Kur ngre zërin krenaria do të thotë se dashuria hesht.

Të dashurosh është marrëzi, me përjashtim kur dashuron marrëzisht.

Dashurinë e kupton vetëm ai që e ka provuar.

Kur të dashurojnë nuk dyshon për asgjë, kur dashuron vetë dyshon për të gjitha.

Dashuria e rreme nuk mund të jetë e thellë.

Njeriu i denjë mund të bjerë në dashuri si i çmendur por jo si budalla.

Dhjetë qe të mbrehur bashkë nuk na tërheqin më fort sa filli i hollë i leshrave të gruas.

Dashuria është art po aq sa edhe muzika.

Lum kush i ka shpëtuar zjarrit të dashurisë, fle rehat natën dhe i gëzohet ditës.

Dashuria është mësuese e madhe.

Kush është në gjendje të shprehë zjarrin që e djeg, ka zjarr të pakët në gji.

Dashuria është etja për të panjohurën e çuar gjer në çmenduri.

Të dashurosh dhe të ruash në të njëjtën kohë edhe urtësinë është e pamundur, mbase edhe për vetë perëndinë.

Dashuria nuk rri bashkë me frikën.

Dashuria zmadhon, kjo është fuqia dhe dobësia e saj, burim i iluzioneve dhe i zhgënjimeve të saj.

Në dashuri përvoja e humbet rëndësinë; të mos ishte kështu dashuria do të zhdukej fare.

Dashuria mban syze të tilla, përmes të cilave edhe bakri duket ar.

Dashuria është një gëzim që na sfilit, por kjo sfilitje na sjell gëzim.

Dashuria është pasioni i vetëm që paguan me monedhën e saj.

Dashuria është vetë mirësia, është drita e brendëshme që ndriçon njeriun dhe i dhuron ngrohtësi të pashterrshme.

Dashuria mund të ndryshojë njeriun sa të mos njihet.

Të jesh i dashuruar është më shumë se të jesh i pasur, sepse të jesh i dashuruar do të thotë të jesh i lumtur.

Punë e madhe se dashuria paska gjemba, ajo është lule! Kurse miqësia është vetëm një perime.

Nuk ka asgjë më interesante se dy të dashuruar që heshtin.

Ka njerëz që dashurojnë lulet dhe kafshët vetëm sepse janë të paaftë për t’u afruar me njerëzit.

I dashuruari nuk i njeh të metat e të dashurës.

Dashuria i ngjan gjithçkaje dhe asgjëje në botë.

Dashurinë është e pamundur ta fshehësh, dhe kur ajo kalon, fshehja është edhe më e vështirë.

Me dashurinë tonë u japim sendeve bukuri.

Thonë se dashuria është e vërbër, mirëpo unë kam parë pa hesap djem të dashuruar të cilët shihnin te bukuroshet e tyre dy herë më shumë nga ç’mund të shihja unë.

Në fund të fundit, dashuria nuk është gjë tjetër pasqyrimi te njerëzit i vetë vlerave të njeriut.