Natyra njerëzore është një univers më vete, ka ligjet dhe rregullsitë e saj, ka ato që ndryshojnë me kohën, por ka edhe nga ato sjellje, apo virtyte që nuk ndryshojnë kurrë dhe në asnjë kohë.
Të bindur se thellimi mbi natyrën njerëzore është një mision i pafundëm, por gjithnjë i këndshëm megjithatë, ne kemi sjellë për lexuesit tanë një përmbledhje të përzgjedhur me disa mençuri për natyrën njerëzore.
Mos harroni të na thoni cilën vlerësuat apo pëlqyet më së shumti prej thënive mëposhtë:
Shumiza e njerëzve kërkon shoqëri jo për të dëgjuar të tjerët por për të folur për veten e tyre.
Në më të shumtën e herëve jemi të pakënaqur me të tjerët kur jemi të pakënaqur me veten.
Ka njerëz, tek të cilët, si në magazinat moderne, gjen çdo gjë në vitrinë, por kur hyn brenda sheh se janë bosh.
Ne jemi mësuar t’i vlerësojmë sipas vetes dhe në qoftë se ua falim atyre me lehtësi të metat tona, nga ana tjetër, i gjykojmë ata ashpër kur nuk i kanë meritat tona.
Ka shumë njerëz që nuk dinë ta përdorojnë kohën kur janë vetëm; ata janë fatkeqësi e vërtetë për të tjerët që merren me punë.
Na duket se njerëzit i njohin keq si mundësitë, si forcat e tyre: të parat i zmadhojnë, të dytat i zvogëlojnë.
Ka njerëz të cilët lexojnë vetëm për t’u gjetur shkrimtarëve gabime.
Disa njerëz era ua merr mendtë po aq lehtë sa edhe kapelen.
Njerëzit njihen në diskutim dhe në rrugë.
Megjithë të metat që kanë, njerëzit, më tepër se çdo gjë, janë të denjë për dashuri.
Ata që nuk kërkojnë asgjë edhe vetë nuk japin asgjë.
Nuk ka asgjë të pamundur për njerëzit.
Kur njerëzit nuk kanë më me çfarë të lëvdohen, lëvdohen me fatkeqësinë e tyre.
Disa njerëz japin premtime për hir të kënaqësië që kanë kur nuk i mbajnë ato.
Njerëzit, nxitja kryesore e të cilëve është kureshtja, u pëlqen më tepër të mbledhin fakte se sa të mendojnë përmbi to.
E meta më e madhe e njerëzve është që kanë shumë të meta të vogla.
Të gjithë ne jemi nga natyra të gatuar në atë mënyrë, që kemi më tepër dëshirë të qortojmë kur gabohet, se sa të lavdërojmë kur puna bëhet siç duhet.
Njerëzit ziliqarë i kanë duart e gjata.
Më shpesh ne shoqërohemi me ata që na pëlqejnë se sa me ata që na nderojnë.
Secili nga ne ka mjaft forca për të marrë pjesë në fatkeqësinë e tjetrit.
Të gjithë ankohen për kujtesë të pamjaftueshme, por asnjë deri më sot nuk është ankuar për mungesë arsyetimi të shëndoshë.
Njerëzit bëhen qesharakë vetëm atëherë kur duan të duken ose të jenë ndryshe nga ç’janë.
Përvoja ime jetësore më ka bindur se njerëzit të cilët nuk kanë të meta, kanë shumë pak vlera.
Njerëzit të cilët ankohen se s’kanë asnjëherë kohë, zakonisht nuk bëjnë asgjë.
Nga natyra njerëzit janë të gjithë të barabartë dhe vetëm kushtet e jetës i bëjnë të ndryshëm.
Njerëzit të cilët u shërbejnë jashtë masës të tjerëve, dobësojnë forcën krijuese vetiake.
Sikundër nuk ka peshk pa hala, nuk ka edhe njeri pa të meta.
Fjala dhe mendimi, duart dhe këmbët, stili i mirë, mendimet e këndëshme, duart e shkathëta dhe këmbët e forta – janë gjëra të mrekullueshme, me kusht veç të mos kishte njerëz të këqij që i shpërdorojnë të tëra këto.
Rrethanat krijojnë njerëzit në po atë masë që njerëzit krijojnë rrethanat.
Shumë njerëz e marrin kujtesën e tyre për intelekt dhe pikëpamjet e tyre për fakte.
Arsyetojnë të gjithë, por njerëz të arsyeshëm ka pak.
Kam njohur një mori njerëzish që zotëronin dijeni kolosale por nuk kishin as edhe një mendim të vetin.
Në të folur njerëzit janë të gjithë njëlloj dhe vetëm veprat e tregojnë ndryshimin.
Ka dy lloj njerëzish: një palë që e marrin seriozisht veten dhe një palë që i marrin seriozisht detyrimet e tyre.
Ka njerëz, mospërfillja dhe përbuzja e të cilëve të bën më tepër nder se sa miqësia dhe lëvdatat e tyre.
Ne e vlerësojmë pak atë që e arrijmë me lehtësi vlera e çdo gjëje përcaktohet nga masa e mundit tonë.
Qortimi që të bën njeriu i keq është baraz me lëvdatën.
Kush i mabn anën njerëzve të këqij ai dënon të mirët.
Për njerëzit e ndershëm premtimi është detyrim.
Vlen diçka vetëm ai që dashuron diçka.
Përmirësoni kushtet e jetesës së njerëzve dhe njerëzit do të jenë më të mirë për t’u bërë të denjë për këto kushte.
Kuptojnë shumë pak ata njerëz që kuptojnë vetëm atë që mund të shpjegohet.
Duke qortuar të tjerët, ne tërthorazi, shpesh lëvdojmë veten.
Njeriu dallohet nga të gjitha krijesat e tjera me aftësinë për të qeshur.
Njeriu me të vërtetë i fortë i pohon dobësitë e veta.
Krenari rrallë është njeri mirënjohës; ai është gjithmonë i bindur se merr më pak nga ç’meriton.
Njeriu që mendon nuk përdor as dritë të tepërt, as copë buke të tepërt, as mendim të tepërt.
Njeriu lind borxhli ndaj shoqërisë njerëzore.
Njeriu është më i ndërlikuar, pafundësisht më i ndërlikuar se mendimi i tij.
Nuk mund ta poshtërosh dikënd pa u poshtëruar edhe ti bashkë me të.
Kush premton bëhet borxhli.
Ndodh që disa citate të urta zbukurojnë tërë njeriun.
Ai që i mburr të gjithë, nuk vlerëson asgjë.
Njeriut, i cili e di se ku shkon, bota i hap rrugës.
Kur një nejri kryen të njëjtin gabim dy herë, ai duhet të ngrejë duart lart dhe të pohojë ose moskokëçarjen, ose kryeneçësinë e tij.
Çdo njeri, sikundër hëna, ka anën e vet të pandriçuar, të cilën nuk ia tregon askujt.
Arkitekti më i keq ndryshon që në krye nga bleta më e mirë sepse para se të fillojë ndërtimin e një hoje dylli ai e ka ndërtuar atë më parë në kokën e vet.
Ai që nuk di të ruajë të paktën humbet edhe të shumtë.
Njeriu është Pomete i vetvetes.
Nuk mjafton të jesh ai që je; duhet të jesh ai që duhet të jesh.
Njeriu vetë ëshëtd ielli, ndjejnjat e tij planetet.
Për cilësitë morale të njeriut duhet gjykuar jo nga përpjekjet e veçanta të tij, por nga jeta e tij e përditshme.
Njeriu që nuk mund të drejtojë vetennuk vlen për të drejtuar të tjerët.
Për t’i ndryshuar njerëzit, duhet t’i duash. Ndikimi mbi ta është proporcional me dashurinë për ta.
Njeriu, i cili kalon përmes tallazeve të jetës pa një filozofi, i ngjan atij që ecën kokëzbuluar nëpër një shi me rrebesh.
Individi është po aq i madh sa edhe kombi, në qoftë se ai zotëron po ato virtyte që e bëjnë kombin të madh.
Njeriu…arrin diçka vetëm kur beson në forcat e veta.
Në shpirtin e çdo njeriu gjendet porteti në miniaturë i popullit të vet.
Ai që lë gjithçka në mëshirë të fatit, e shndërron jetën në llotari.
Mësuesi është një njeri që kultivon dy mendime atje ku më parë rritej vetëm një.
Ai që nuk kupton heshtjen tuaj, me siguri, nuk do të kuptojnë as fjalët tuaja.
Majën më të lartë njeriu e arrin atëherë kur jep shëmbullin e mirë.
Vetëm shuma e pengesave të kapërcyera është masa me të vërtetë e drejtë e heroizmit dhe e njeriut që e kreu këtë heroizim.
Dinakëria është tempulli i zymtë i mungesës së talentit.
Është më lehtë t’i ndihmosh të uriturit se sa të ngopurit.
Treguesi i vërtetë i qytetërimit të nëj vendi nuk është niveli i pasurive dhe i arsimit, nuk është madhësia e qyteteve, as bollëku i të korrave, por figura e njeriut të edukuar nga ai vend.
Të mos u pëlqesh njerëzve të ligj do të thotë të jesh i denjë për lëvdatë.