“Të flas ty bijë, që të kujtohet kunata”/ 30 Fjalë të Mençura Maqedonase

E kemi të zorshme të bëjmë ndonjë dallim midis këtyre fjalëve të urta maqedonase me ato të shqipes, kjo tregon ngjashmërinë e madh midis dy kombeve sa fqinje në troje po aq edhe në zemër e mendje.

Për kënaqësinë tuaj, ju ftojmë të lexoni një përmbledhje të thënieve të mençura maqedonase. Mos harroni të na thoni të preferuarën tuaj nga lista mëposhtë!

Atë që thur një budalla, njëqind të mençur nuk e shthurin dot.

Aty ku dhemb dhëmbi shkon gjuha.

Bandë turke, komandë ruse, asqerë bullgarë.

Budallai nuk ka brirë.

Bukë e huaj t’i thyen dhëmbët.

Burri në shtëpi trajtohet si Zot.

Çdo kohë sjell kohën e vet.

Derisa të vijë në qejf i pasuri, të varfrit i del shpirti.

E keqja dëgjohet më larg se e mira.

Edhe kur je mik me qenin, mos e lësho shkopin.

Edhe te veza gjeti qime.

Fjala e ëmbël edhe derën prej hekuri e hap.

Gratë vitet dhe burrat paratë kurrë nuk i tregojnë.

Guri që rrotullohet, asgjëkundi nuk zë vend.

Gjuha kockë s’është, po kocka thyen.

Hambari i madh nuk mbushet me ibrik.

Hidhe pas vetes, që ta gjesh para vetes.

Kafsha lidhet me litar, kurse njeriu me fjalë.

Kur t’i vijnë mendtë, nuk i hanë as qentë.

Kush ka grua të mirë, atij nuk i duhet parajsa.

Kush vrapon pas dy lepujve nuk kap asnjë.

Lehtë është të flasësh, ndërsa vështirë është të punosh.

Miku i vjetër është më i mirë se dy miq të rinj.

Mos trego kush jam por trego kush do të jem.

Muri, me kokë nuk rrëzohet.

Në ç’valle do të hysh, atë do ta luash.

Në qoftë se është vështirë të flasësh, nuk vështirë të heshtësh.

Në qoftë se luan ariu para derës së komshiut, do të lozë edhe tek dera jote.

Në qoftë se e keqja nuk ikën nga ty, largohu ti prej saj.

Në qoftë se nuk rrjedh, pikon.

Në ujëra të shumta gjuhen peshq të mëdhenj.

Në shtëpi panukull, përjashta kukull.

Ngarkesa, në kurrizin e tjetrit është e lehtë.

Njeriu është më i fortë se çeliku, por edhe më i butë se veza.

Një kokë nuk mban dy kapele.

Paratë e bardha për ditë të zeza.

Po të flasësh shumë, je njeri i keq, po të heshtësh do pëlcasësh.

Të flas ty bijë, që të kujtohet kunata.

Të të rrojë kali që të ngordhi vjet.

Zanati nuk jepet, por merret.

Dhuratat kënaqin gratë, zbusin priftin, bëjnë elastik ligjin.

Na thoni cila u pëlqeu më shumë!