“Të varfërve u duhet të shpresojnë te drejtësia, të pasurit mbarojnë punë me…”/ Thëniet më të Bukura për Drejtësinë

©Getty Images

Drejtësia është dhe do të mbetet një prej atyre gjërave pa të cilat njerëzimi e ka të vështirë qëndresën. Drejtësia është rregullatorja dhe forca shtytëse drejt përparimit të kombeve. Të flasësh për drejtësinë nuk është asnjëherë e tepërt, rëndësia e saj mbi fatet e çdo qënieje njerëzore duhet të theksohet e të kujtohet e të rikujtohet pa u lodhur.

Ne duam të ndajmë sot me lexuesit tanë disa thënie të ngarkuara me mençuri 24 karatshe, mbi drejtësinë. Ju presim, si gjithnjë, të na thoni cilën çmuat, apo pëlqyet më së shumti prej tyre.

Të varfërve u duhet të shpresojnë te drejtësia, të pasurit mbarojnë punë me padrejtësinë.

Jo gjithmonë padrejtësia lidhet me ndonjë veprim të caktuar: shpesh herë ajo kryhet pikërisht duke mos vepruar.

Lëvdata e drejtë u duhet fëmijëve si drita e diellit luleve.

Fryma e drejtësisë dhe fryma e së vërtetës janë një e pandarë.

I drejtë mund të jetë vetëm ai që është njerëzor.

Njëri e vret derrin egër, tjetri ha mishin e pjekur të tij.

Nuk është ar çdo gjë që shkëlqen. Por do të ishte e drejtë të shtonim se jo çdo gjë e artë shkëlqen.

Nuk ka të drejtë të ankohet për detin ai që pëson anijethyerje për të dytën herë.

Masa të jetë kudo; gjithçka duhet të ketë kufi.

Të jesh i mëshirshëm është shumë më e lehtë se sa të jesh i drejtë.

Të jesh i mirë nuk është aspak e vështirë, e vështirë është të jesh i drejtë.

Në qoftë se në kulmin e qytetërimit, ka njerëz që bien e vdesin nga uria, fajtore nuk është kopracia e natyrës, por padrejtësia njerëzore.

Drejtësia pa fuqi dhe fuqia pa drejtësi janë njëlloj të tmerrshme.

Drejtësia është e vërteta në veprim.

Ku nuk ka drejtësi nuk ka liri dhe ku nuk ka liri, nuk ka as drejtësi.

Drejtësia i nevojitet një populli më tepër mbase edhe se qytetërimi.

Të jesh i padrejtë me vetveten është po aq e vështirë sa të jesh i drejtë me të tjerët.

Të qenët e drejtë është diçka shumë e çmueshme që nuk blihet me para.

Drejtësia pa fuqi është e dobët, fuqia pa drejtësi është despotike.

Drejtësia duhet të jetë e fortë, forca duhet të jetë e drejtë.

Drejtësia – ja virtyti i shpirtrave të mëdhenj.

Sipas tenxheres edhe kapakun.

Ji i drejtë dhe do të jesh i lumtur.

Drejtësia do të mbretërojë atëherë kur secili fyerjen e tjetrit ta marrë si të tijën.

Nuk është e thënë që një kapele luksoze të mbulojë gjithnjë një kokë të denjë.

Është gjithmonë më e lehtë të jesh i drejtë në lumturi se sa në fatkeqësi.

Përpara se të jesh shpirtmadh duhet të jesh i drejtë.

Secilit i duhet dhënë haku.

Egzistojnë dy norma të drejtësisë: të mos dëmtosh asnjeri dhe t’i sjellësh dobi shoqërisë.

Drejtësia – virtyti më i lartë.