“Tre gjërat që vlerësohen nga të gjitha shtresat janë: rinia, nga të moshuarit, shëndeti, nga të sëmurët, dhe pasuria nga…”/Thëniet më të Bukura të Omar Kajam

©Wikipedia Commons

Omar Khayyam ishte një polimat, matematikan, astronom, dhe historian persian.

Si matematikan, ai shquhet më shumë për punën e tij në klasifikimin dhe zgjidhjen e ekuacioneve kubike, ku ai dha zgjidhje gjeometrike nga kryqëzimi i konikeve.

Khayyam gjithashtu kontribuoi në të kuptuarit e aksiomës paralele.

Si astronom, ai krijoi kalendarin Jalali, një kalendar diellor me një cikël shumë të saktë 33-vjeçar që dha bazën për kalendarin persian që është ende në përdorim pas gati një mijëvjeçari.

Në vitet 1000 në Persi, Khayyam njoftoi në 1079, se gjatësia e vitit ishte matur si 365.24219858156 ditë. Duke pasur parasysh se gjatësia e vitit po ndryshon në shifrën e gjashtë dhjetore gjatë jetës së një personi, kjo ishte jashtëzakonisht e saktë.

Për krahasim, gjatësia e vitit në fund të shekullit të 19-të ishte 365.242196 ditë, ndërsa sot është 365.242190 ditë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të kësaj mendjeje të kulluar e plot urtësi nga Persia e mijëvjeçarit të shkuar.

Vlera e tre gjërave vlerësohet me të drejtë nga të gjitha shtresat: të rinjtë, nga të moshuarit; shëndeti, nga të sëmurët; dhe pasuria, nga nevojtari.

Në përfundim të leximit, siç është traditë tashmë, presim të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet më së shumti.

Ji i lumtur për këtë moment. Ky moment është jeta jote.

Për aq sa mund ta shmangni, mos i jepni askujt pikëllim. Asnjëherë mos ia shkaktoni zemërimin tuaj tjetrit. Nëse shpresoni për prehje të përjetshme, ndjejeni vetë dhimbjen; por mos i lendoni te tjeret..

Të djeshmet e vdekura dhe të nesërmet e palindura, pse të shqetësoheni për to, nëse e sotmja mund të bëhet e ëmbël.

Për të jetuar me mençuri jetën tuaj, nuk keni nevojë të dini shumë, vetëm mbani mend dy rregulla kryesore sa për fillim: Më mirë të vdisni nga uria, sesa të hani çfarëdo dhe më mirë të jeni vetëm, sesa me këdo.

Pini verë. Ajo është jeta e përjetshme. Është gjithçka që do t’ju japë rinia. Është stina e verës, trëndafilave dhe miqve të dehur. Ji i lumtur për këtë moment. Ky moment është jeta juaj.

Të jem i lirë nga besimi dhe mosbesimi, kjo është feja ime.

Për aq sa mund ta shmangni, mos i jepni askujt pikëllim. Asnjëherë mos ia shkarkoni zemërimin tuaj tjetrit. Nëse shpresoni për prehje të përjetshme, ndjejeni vetë dhimbjen; por mos i lëndo të tjerët.

Erdha si Uji dhe si Era shkoj.

Një fije floku e ndan atë që është e rreme nga ajo që është e vërtetë.

Miku im, le të mos mendojmë për të nesërmen, por le ta shijojmë këtë moment kalimtar të jetës

Trëndafili që dikur ka lulëzuar përgjithmonë vdes.

Ai që ka një armik do ta takojë atë kudo.

Nëse nuk kënaqem tani, kur do ta bëj?

Në manastire, seminare, vendstrehime dhe sinagoga, ata i frikësohen ferrit dhe kërkojnë parajsën. Ata që i njohin misteret e Perëndisë nuk e lënë kurrë atë farë të mbillet në shpirtrat e tyre.

Kur dua të kuptoj se çfarë po ndodh sot ose të përpiqem të vendos se çfarë do të ndodhë nesër, shikoj prapa.