“Vështirë të besosh se tjetri po thotë të vërtetën, kur e dini, se po të ishit në vend të tij…”/ Thënie për Çiltërsinë dhe të Vërtetën

©Getty Images

Sot kemi vendosur të sjellim për kënaqësinë e lexuesve tanë një buqetë të bukur me thënie mbi fuqinë e të vërtetës dhe çiltërsisë.

Çiltërsia dhe e vërteta pra, këto dy cilësi që në kohët aktuale janë relativizuar aq shumë, lipset që sot më shumë së kurrë të risillet në vëmendje dhe të përhapet rëndësia e tyre.

Vetëm e vërteta e mirëfilltë është e patundur si shkëmbi.

Vështirë të besosh se tjetri po thotë të vërtetën, kur e dini, se po të ishit në vend të tij, edhe ju do të gënjenit.

Disfata është një shkollë prej së cilës e vërteta del gjithmonë më e fuqishme.

Ai që nuk e njeh të vërtetën është thjesht budalla. Por ai që e njeh dhe e quan gënjeshtër, është i poshtër.

E vërteta është gjithnjë e rrezikshme për pushtetin e maskarenjve, e shfrytëzuesve, të grabitësve. Ja sepse e shtypin të vërtetën.

Koha është e çmueshme, por e vërteta është edhe më e çmueshme.

Në ditsh ta dëgjosh, mëso edhe të flasësh të vërtetën.

Në qoftë se nuk është gjithmonë e mundur të thuash të vërtetën, kjo nuk do të thotë se duhet të gënjesh.

Njerëzit seriozë nuk kanë nevojë për gjethe fiku që të mbulojnë të vërtetën lakuriqe.

Në qoftë se ju flisni vetëm të vërtetën, nuk keni nevojë të vrisni mendjen për të kujtuar gjësend.

Kur jeni në mëdyshje, flisni të vërtetën.

E vërteta është më e jashtëzakonshme se trillimi; trillimi duhet të ketë ngjashmëri me të vërtetën, kurse e vërteta nuk ka nevojë për këtë.

Me kohë e vërteta do të dalë në shesh.

Populli ka të drejtë t’i thuhet e vërteta, siç ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë, të luftojë për lumturinë.

Ler të shprehem lirisht, në qoftë se do të dëgjosh të vërtetën.

Një burrë shteti që të thotë të vërtetën duhet të flasë. Për të gënjyer mjafton që të heshtë.

E vërteta herë-herë përkulet, por kurrë nuk thyhet dhe del mbi gënjeshtrën siç del vaji mbi ujin.

E vërteta është diçka që takohet rrallë në epitafe.

Besoj, që në fund të fundit, e vërteta do të fitojë.

Do të shkoja pa u lëkundur prapa atij që do të më fliste me zërin e së vërtetës.

Nga një burrë shteti amerikan mund të dëgjosh të vërtetën kur ai të festojë shtatëdhjetë vjetorin e lindjes, ose të ketë humbur shpresën për t’u bërë president.

Kam thënë gjithmonë të vërtetën dhe, së paku për këtë arsye, kam ruajtur të drejtën të flas me njerëzit.

Ka njerëz që janë të mendimit se e vërteta është e padëmshme vetëm në formë të holluar.

Të duam të vërtetën që na ndreq dhe të hedhim poshtë atë që na miklon.

Çiltërisa është burimi i çdo gjenialiteti.

Vërtetësia është kandari i miqësisë.

Mund të zotohem të jem i çiltër, por pa pasion, kurrë.

Çiltërsia është forcë e madhe dhe dinakët e kanë kot që e përçmojnë.

Kush mësohet të mos jetë i çiltër me të tjerët, ai, në fund të fundit, do të mos jetë i çiltër edhe me vetveten.

Çiltërsi do të thotë zemër e hapur.