Kjo përzgjedhje me thënie të amerikanëve vendas ofron një dritare në mendimet, idetë dhe emocionet e disa prej zërave më të mëdhenj indigjenë të historisë.
Lexoni se çfarë thonë këto fjalë në lidhje me mënyrën e tyre të jetës (dhe vdekjes), lidhjen e tyre me natyrën, shpirtin, dhe vendin e tyre në këtë tokë.
Dhe si gjithnjë, mos harroni të na thoni cila prej tyre ju la më shumë mbresa:
Vetëm kur pema e fundit të jetë rrëzuar dhe lumi i fundit të jetë tharë dhe peshku i fundit të jetë kapur, do të kuptojmë se nuk mund t’i hamë paratë.
Ju nuk mund të zgjoni një person i cili bën gjasme sikur po fle gjumë.
Nuk është gjë e mirë të qajmë për paqen, ne duhet të veprojmë në paqe, të jetojmë
paqe dhe të gëzojmë në paqe.
Eshtë më mirë të kesh më pak bubullima në gojë dhe më shumë ndriçim vetues në dorë.
Mos kini frikë të qani. Do ta çlirojë mendjen tuaj nga mendimet e trishtueshme.
Nuk ka vdekje, vetëm një ndryshim të botëve.
Çfarë është jeta? Thjeshtë shkëndija e një xixëllonje gjatë natës. Është fryma e një bualli gjatë dimrit. Është hija e vogël që kalon nëpër bar dhe humbet veten në perëndim të diellit.
Nëse mrekullohemi shpesh, dhurata e dijes do të vijë.
Ata që kanë një këmbë në kanoe dhe një këmbë në barkë, do të bien në lumë.
Njeriu ka përgjegjësi, jo pushtet.
Kur ne tregojmë respekt për gjërat e tjera, ato përgjigjen me respekt ndaj nesh.
Dituria vjen vetëm kur ju pushoni së kërkuari atë dhe filloni të jetoni jetën që Krijuesi ka
synuar për ju.
Kur keni lindur, keni qarë dhe bota u gëzua. Jetoje jetën tënde në mënyrë që kur të vdesësh, bota të qajë dhe t’i të gëzohesh.
Ne do të njihemi përgjithmonë nga gjurmët që lëmë.
Një vresht shkëmbor nuk ka nevojë për lutje, por për lopatë.
Mësuesi ynë i parë është zemra jonë.
Mos harroni se fëmijët tuaj nuk janë tuajët, por ju janë huazuar nga Krijuesi.
Jeta nuk është e ndarë nga vdekja. Vetëm sa duket ashtu.
Njerëzimi nuk ka thurur rrjetën e jetës. Ne jemi vetëm një fije brenda saj. Çfarëdo që t’i bëjmë asaj , ne ia bëjmë vetes tonë.
Të gjitha gjërat janë të lidhura së bashku. Të gjitha gjërat ndërlidhen.
Bretkosa nuk pi në pellgun në të cilin jeton.
Para se të hani, gjithmonë gjeni paki kohë për të falënderuar ushqimin.