“Vetëm në përfundim të punës e shohim zakonisht se nga duhej ta kishim…”/ Thëniet më të Bukura për Punën

©shutterstock

Nuk asgjë më të lodhshme sesa mungesa e punës, një thënie kjo e cila përsëritet sa herë që mungesa e punës për shkak të rrethanave apo dembelisë, bëhet qendra e vëmendjes tonë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë sot një koleksion me thënie të meçura që flasin për punën dhe lidhjen e saj të ngushtë me formësimin e njeriut. Në përfundim të leximit mos harroni të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet më së shumti.

Vetëm në përfundim të punës e shohim zakonisht se nga duhej ta kishim filluar atë.

Puna na çliron nga tri të këqia të mëdha: mërzia, vesi dhe nevoja.

Puna e dobishme është në vetvete kënaqësi – në vetvete dhe jo për hir të fitores që premton.

Është më e lehtë ta bësh punën siç duhet se sa të përligjësh punën tënde të keqe.

Çdo punë mbart në vetvete shpërblimin e saj të veçantë, të fshehtë.

Duke tendosur fuqitë ngrihu lart e më lart, vetëm kjo është e denjë për punën!

Puna është balsam shërues dhe burim virtyti.

Çfarë nuk mbolli pranvera nuk do ta rrisë vera, nuk do ta korrë vjeshta, nuk do ta shijojë dimri.

Të mbjellësh nuk është kaq e vështirë sa të korrësh.

Djersët – janë lotët e punës.

Puna nuk e turpëron njeriun, por për fat të keq ka njerëz që e turpërojnë punën.

Puna nuk mund të bëhet ligj, pa qenë e drejtë.

Asgjë e krijuar prej nesh nuk humbet pa gjurmë në kuptimin e saktë, shkencor të fjalës.

Të punosh do të thotë të krijosh dhe krijimtaria është i vetmi gëzim i thellë real që njeriu mund të shijojë në këtë jetë.

Puna këmbëngulëse, e bërë me aftësi të madhe nuk humbet kurrë.

Vlerësimin e punës tënde prite nga pasardhësit, të paanshëm e të çliruar nga dashakeqësia dhe zilia.

Njeriu më fatkeq është ai për të cilin nuk është gjetur punë në botë.

Puna i ngjan gruas së bukur: asaj nuk i pëlqen të presë.

Aftësia për të kryer të pamundurën fitohet nga njeriu në vetë procesin e kryerjes; guximi lind fuqitë e nevojshme.

Ai që punon ka nevojë vetëm për liri.

Puna është vërtet si gërsheti i Mynhauzenit, duke u kapur pas së cilës rrugëhumburi mund të dalë vetë nga baltovina.

Megjithëse puna dhe zbavitja kanë natyra të ndryshme, ato kanë sidoqoftë një farë lidhjeje natyrore.

Të përpiqesh t’i bësh të tëra përnjëherësh, do të thotë të mos bësh asnjë.

Është më e lehtë ta bësh vetë një punë se sa të shpejgosh ku janë gabimet e tjetrit.

Kur puna bëhet kusht i pandashëm i egzistencës, ai shndërrohet menjëherë në çështje nderi dhe themeli moral të shoqërisë.

Gjenialiteti mund vetëm të verë gurin e themelit, në fund pastaj e çon puna me durim.

Puna është para së gjithash proces që kryhet në mes të njeriut dhe natyrës, proces në të cilën me veprimtarinë e tij njeriu ndërmjetëson, rregullon dhe kontrollon shkëmbimin e lëndëve midis vetes dhe natyrës.

Të bëj si ti nuk dua, të bëj më mirë nuk mundem.

Nuk është i varfër ai që nuk ka asgjë, por ai që nuk punon.

Zelli e bën më të lehtë punën.

Materiali i mirë do edhe mjeshtrin e mirë.

Harku thyhet nga tendosja e tepruar, shpirti përkundrazi, nga plogështi e tepruar.

Njeriu punëtor e quan gjithmonë të papërfunduar punën e tij.

Nga të gjitha rrugët që të çojnë në lumturi, më të sigurtat janë puna dhe këmbëngulja.

Puna është zemreku i orës së jetës. Mund të stërmundohesh por më lehtë të stërdembelosesh.

Gruaja e shkrimtarit nuk mund të kuptojë kurrsesi një gjë: që edhe kur vështron nga dritarja shkrimtari punon.

Kazma është poshtëruese për të dënuarin me punë të detyruar, por është madhëruese për gjeologun kërkues.

Poçari që ndërtoi një vazo të bukur, mund të bëjë edhe dy, edhe tri, edhe njëqind të tjera.

Kur dy vetë bëjëë po të njëjtën gjë, nuk del e njëjta gjë.

Duke bërë diçka për të tjerët, në të njëjtën kohë bëjmë detyrimisht edhe për vete.

Puna, krijuesi i pasurisë, ka të drejtë të zotërojë gjithçka ka krijuar.

Ç’ndërtuan duart, mund ta rrëzojnë duart.

Dëshiron të bëhesh mjeshtër? Fitoi shprehitë që në vogëli.

Kur mund të bëjë – bën, kush nuk mund – mëson.

Puna e përbashkët ndez te njeriu një zjarr të tillë veprimi që ai rrallë, mund ta arrijë i vetmuar.

Puna është kushti i parë themelor i gjithë jetës njerëzore, dhe për më tepër në një shkallë të tillë, sa ne në një farë kuptimi kemi të drejtë të themi: puna krijoi vetë njeriun.