“Vlera e floririt provohet me zjarr, vlera e gruas me flori e vlera e burrit me …”/ Thëniet më të Bukura Daneze

©shutterstock

Danimarka një prej shteteve model në europë, por edhe referim për të gjithë botën në shumë fusha të ndryshme të zhvillimit nuk e ka marrë këtë emër rastësisht, por sepse rrugëtimi i këtij kombi në histori ka prodhuar personalitete dhe ka trashëguar mençurinë dhe urtësinë popullore nëpër breza.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur një koleksion të çmuar nga nektari i mençurisë daneze. Si gjithnjë, mos harroni të na thoni cilën vlerësuat apo pëlqyet më së shumti.

Vlera e floririt provohet me zjarr, vlera e gruas me flori e vlera e burrit me grua.

Asgjë s’ka më të ëmbël se jeta dhe më të shpejtë se sytë.

Kur të vjen gjumi nuk e zgjedh jastëkun, kur bie në dashuri, nuk e shikon bukurinë.

Të ngrënët është ushqim i trupit – gjumi është ushqim i fuqisë.

Çdo parti premton atë që nuk realizon.

E drejta s’trembet as nga uji, as nga zjarri.

Femra nuk di të lozë asnjë lojë, por ajo është gjithnjë fituese.

Gabimi i parë shtron rrugën për të dytin.

Gëzimi dhe lumturia e të tjerëve shpesh na duket e tepruar.

Gëzimi i maçokut, e qara e miut.

Gjermanen në stallë, çeken në kuzhinë, francezen në shtrat.

Historia do të gënjejë si zakonisht, është pjesë e saj.

I ditur është ai që nuk qeshet me vetveten.

Kalit të dërrmuar nga lodhja edhe kreshta e vet i bëhet barrë.

Kënaqësia dhe dhimbja flejnë në një shtrat.

Kritiku i keq është më i pafytyrë se artisti i dobët.

Kur blen diçka përdori sytë dhe mendjen, asnjëherë veshët.

Kujtimet e bukura e të mira zgjasin, të këqijat zgjasin edhe më tepër.

Kur burrat janë bashkë diskutojnë, gratë vëzhgojnë, hetojnë.

Kur diskutoj me veten time, gjithmonë kam të drejtë.

Lotët janë të caktuar: ka nga të gëzimit, ka nga të dhimbjes.

Lumturia e blerë s’është lumturi, po kështu edhe liria.

Me gra ka sukses më tepër ai që nuk shqetësohet fort për to.

Mëkati i parë përgatit shtratin për të dytin.

Mjeku i mirë duhet të ketë: sy shqiponje, duar femre dhe zemër luani.

Në botë jemi të gjithë vëllezër, por njëri poshtë dhe tjetri sipër.

Në çdo thashethem ka diçka sado të vogël të drejtë.

Nuk shërohet ai që merakoset.

Pabesinë e falin, por nuk e harrojnë.

Përpjekjet e njerëzve për t’u çliruar janë ato për t’u çliruar nga paragjykimet.

Rinia dhe koha që e kalon kot nuk kthehen më.

Ajo që nga të gjithë është e pakuptueshme, nderohet.

Ajri i pastër varfëron doktorin.

Ambicia dhe hakmarrja kanë gjithmonë uri.

Betimet e dashnorit pak kushtojnë e më pak vlejnë.

Dorën shpjere shpejt te kapelja, po ngadalë te xhepi.

Druri i njomë më shumë tym se sa flakë.

Edhe pak para janë para.

Është ulur mirë kush ngrihet pa ndihmë.

Fati mund ta kapërcejë njeriun përtej përroit, edhe pse ai dëshiron të hidhet në të.

Gjella ka shije më të mirë kur e ha me lugën tënde.

Gjykatësit dhe piktorët mund ta ndryshojnë shpejt të bardhën në të zezë.

Hidhe lart kashtën ose të lehtën dhe do të dish nga fryn era.

I drejti gjithmonë duhet, të gëzojë e të qeshë dhe jo të zemërohet.

Këshillat pas dëmit, si shiu pas të korrave.

Kur ka paqe në zemër, ka paqe dhe në shtëpi.

Kur qeveritarët nuk dinë ta dëgjojnë popullin, nuk dinë ta qeverin atë.

Kush do të kapë dhelprën duhet ta gjuajë me rosa.

Kush ka turp të pyesë, ka turp të mësojë.

Kush ushqehet duke pritur, rrezikon të vdesë urie.

Lajka është sikur hija; nuk na bën, as më të madh, as më të vogël se ç’jemi.

Liri do të thotë përgjegjësi, ndaj shumë ia kanë frikën.

Lumturia bën me sy edhe verbërin.

Me servilizëm dhe lajka tërhiqen budallenj e ambiciozë.

Mëkati për dehje është i dyfishtë.

Miu e gjen gjithnjë një vrimë edhe sikur shtëpia të jetë plot e përplot me mace.

Mos e kujto atë të cilin të gjithë njerëzit s’do të guxonin ta dëgjonin; mos bëj atë të cilën që të gjithë njerëzit nuk do të guxonin ta shihnin.

Nëse qeveritarët nuk kanë veshë për t’i dëgjuar vartësit e vet, atëherë ata s’kanë as kokë për të udhëhequr me ta.

Nuk ka rend më të shumtë në numër se sa ai i lypsarëve.

Një gomar i ngarkuar me libra nuk mund të jetë doktor.

Një kokërr nuk e mbush hambarin, por u vjen në ndihmë të tjerave.

Një njeri është i keq, vetëm nëse një tjetër është i mirë.

Opinioni tërheq botën për hunde.

Paraja është më elokuente se dhjetë deputetë.

Pasioni zbukuron atë që është e shëmtuar.

Përse duhet të hapësh vrima të reja kur mund të përdorësh ato të vjetrat?

Po qe se lakmia do të ishte sikur temperatura, i tërë njerëzimi do të ishte i sëmurë.

Pushteti i çmend edhe më të ndershmit.

Qeveritarët janë velat, populli është era, shtetit është anija dhe koha është deti.

Qielli nuk është më pak i kaltër ngase i verbri nuk e sheh.

Reja e vogël mund të mbulojë edhe diellin, edhe hënën.

Sapo pranon pushtetin, heq dorë nga respekti për të tjerët.

Shpeshherë gomari është më i zgjuar sesa ai që e nget.

Shpesh peshorja e drejtësisë anon nga ana e parasë.

Të pushtetshmit e kanë ligjin në duar, ndërsa pasanikët – në xhep.

Të jesh skallav i frikës, ja, kjo është frika më e keqe.

Të këshillosh një të çmendur është si t’i hedhësh ujë një rose.

Të vjetrin nderoje, të riun mësoje.

Varfëria heq çdo lloj turpi.

Varfërinë dhe dashurinë është e vështirë t’i fshehësh.

Vezët dhe betimet thyhen shpejt.

Zemra është një pasuri që nuk shitet e as blihet, por vetëm dhurohet.