Lexuesit tanë i mirëpresin gjithnjë thëniet e mençura, dhe për kënaqësinë e tyre kemi sjellë këtë koleksion me mençuri që flet për punët e mira, suksesin dhe karakterin e njeriut.
Presim nga ty që, në përfundim të leximit të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë veçove, pëlqeve, apo vlerësove më së shumti.
Vonesa në të kryerit e një pune të lehtë e shndërron atë në të vështirë, kurse vonesat në një punë të vështirë e bëjnë atë të pamundur.
Le të jenë punët të tilla, siç do të doje ti t’i kujtoje në fund të jetës.
Përfundimi bëmave u jep emër.
Secili le të zgjidhë sipas dorcave të veta… Dhe le të peshojë me kujdes ka apo nuk ka shpatulla për atë punë.
Punët e botës zakonisht i shkoqisim më mirë se punët tona.
Kur nuk ka punë nuk ka kurrfarë gëzimi.
…vetëm nga gjakftohtësia mund të lindin punë të mëdha e të bukura, vetëm ajo është trualli në të cilin mund të rriten fruta të pjekura.
Pak nga ne e kuptojnë ç ‘rëndësi kolosale mund të ketë puna e vogël.
Ajo që vlen të bëhet, duhet të bëhet mirë.
Secili prej nesh është bir i bëmave të veta.
Madhështia e disa punëve nuk qëndron në përmasat, se sa në aktualitetin e tyre.
Çdo punë në fillim është larg përsosmërisë.
Punët që marrin përsipër duhen matur me forcat tona.
Veprat e mëdha nuk kryhen menjëherë.
Lerini kohën e duhur cilësdo punë; nxitimi i madh – humbje e madhe.
Punët e mëdha dhe të dobishme i bashkojnë gjithmonë njerëzit.
Shpërblimin për punën e mirë e përmban vetë kryerja e saj.
Çdo vepër fisnike e pastron vetë rrugën.
Në fillim të një pune dhe afër mendimit, rreziku i dështimit është veçanërisht i madh. Anijet, zakonisht shkatërrohen në afërsi të brigjeve.
Mosbesimi ndaj vetes është shkaku i shumicës së dështimeve tona.
Një minutë sukses – ky është shpërblimi për dështimet e viteve të tërë.
Kur njeriu bëri gjithçka që mundi edhe pse nuk arriti suksesin, mos e qortoni për dështimin.
Të mos ndikohesh nga suksesi është një provë më e madhe për njeriun se sa të mos ndihkohesh nga dështimi.
Suksesi i vazhdueshëm është gjithmonë i dyshimtë.
Shkalla e fundit e dështimit është shkalla e parë e suksesit.
Qëndrushmëria morale kur të ecin punët mbarë është më e rëndësishme se kur të shkon ters.
Aftësia për të vlerësuar paraprakisht, reagmin shoqëror ndaj veprimeve të ndryshme formon themelin e sukseseve politike.
Oratori më i mirë në botë është suksesi.
Ne ngjitemi deri në majë më të shumtën nëpër gërmadhat e planeve tona të shtrenjta, duke zbuluar se suksesin na e kanë sjellë pikërisht dështimet tona.
Përparimi i të pandershmëve ëshët fatkeqësi për gjithë të tjerët.
Jo rrallë me fjalën “sukses” emërtojnë meritën e huaj.
Njeriu të cilit i ka ecur është një njeri që ka bërë atë të cilën të tjerët vetëm kanë pasur ndërmend ta bëjnë.
Zelli – nëna e suksesit.
Nuk ka sprovë më të madhe për njeriun se çasti i suksesit të jashtëzakonshëm.
Suksesi i një njeriu të guximshëm zgjon zellin e burrërisë një brezi të tërë.
Suksesi është nëj bashkim i papritur i talentit, lumturisë dhe punës dhe herë-herë edhe i moskuptimit.
Për sa kohë na ecën ia veshim këtë zotësisë sonël kur dështojmë ia hedhim fajin perëndive.
Dështaku nuk ia qan hallin dështakut tjetër.
Përparimi i maskarait është i padurueshëm.
Shpirti i fortë e përbuz suksesin e lehtë; qëndrueshmëria e mbrojtësit kushtëzohet nga tërbimi i sulmuesit.