“Zgjidhni për martesë vetëm një burrë të cilin do ta zgjidhnit si mike nëse do të ishte…”/ Thëniet më të Bukura të Joseph Joubert

©Wikipedia

Joseph Joubert (7 maj 1754 – 4 maj 1824) ishte një moralist dhe eseist francez, i kujtuar sot kryesisht për Pensées (Mendimet) e tij, të cilat u botuan pas vdekjes.

Ne kemi sjellë ato më të bukurat prej thënieve të tij, dhe presim nga lexuesi të na thotë cilën prej tyre vlerësuar apo çmuat më së shumti.

Zgjidhni për martesë vetëm një burrë të cilin do ta zgjidhnit si mike nëse do të ishte grua.

Gjëja më e keqe në lidhje me librat e rinj është se ata na pengojnë të lexojmë librat e vjetër.

Ata që kurrë nuk tërhiqen nga opinionet e tyre e duan veten më shumë sesa e duan të vërtetën.

Kur shkoni në kërkim të mjaltit, duhet edhe të prisni që t’ju pickojnë bletët.

Eshtë më mirë të debatosh një çështje pa e zgjidhur atë sesa ta zgjidhësh një çështje pa e debatuar atë.

Të japësh mësim është të mësosh dy herë.

Qëllimi i një argumenti ose diskutimi nuk duhet të jetë fitorja, por përparimi.

Asnjëherë mos e prit nyjen që mund ta zgjidhësh.

Fëmijët kanë nevojë për shembuj më tepër sesa për kritika.

Gjeniu fillon punë të mëdha; vetë puna i përfundon ato.

Ai që ka imagjinatën pa të mësuarit ka krahë, por nuk ka këmbë.

Asnjëherë mos shkruani diçka që nuk ju jep kënaqësi të madhe. Emocioni transferohet lehtësisht nga shkrimtari tek lexuesi.

Mjerimi është pothuajse gjithmonë rezultat i të menduarit.

Imagjinata është syri i shpirtit.

Poezinë nuk do ta gjesh askund nëse nuk e sjell me vete.

Gazeta është e durueshme, por lexuesi nuk është.

Mbyll sytë dhe shiko.

Fryma e mendjes është vëmendja.

Ka nga ata të cilëve u duhet këshilluar çmenduria.

Ne mund t’ua themi të tjerëve argumentet tona, por mund t’i bindim vetëm nga ato të tyret.

Çdo gjë ka poezinë e saj.

Fëmijët gjithmonë duan të shikojnë prapa pasqyrave.

Sa njerëz e bëjnë veten abstraktë për t’u dukur të thellë. Pjesa më e dobishme e termave abstraktë janë hijet që ato krijojnë për të fshehur një boshllëk.

Të gjithë ne jemi jehonë pak a shumë, duke përsëritur në mënyrë të pavullnetshme virtytet, defektet, lëvizjet dhe personazhet e atyre midis të cilëve jetojmë.

A po i dëgjoni ata që heshtin?

Ata për të cilët bota nuk mjafton janë: shenjtorët, pushtuesit, poetët dhe të gjithë dashamirët e librave.

Një pjesë e mirësisë konsiston në dashurinë ndaj njerëzve më shumë sesa e meritojnë.

Imagjinata është syri i shpirtit.

Shpirti pikturon vetveten në makineritë tona.

Gjeniu është aftësia për të parë gjërat e padukshme, për të manipuluar gjërat jo-materiale, për të pikturuar gjëra që nuk kanë asnjë tipar.

Pushteti të bën tërheqës; madje i bën gratë të duan burra të moshuar.

Ambicia është e pamëshirshme. Çdo meritë që nuk mund ta përdorë e sheh të neveritshme.

Eshtë një aspekt i gjithë lumturisë të supozojmë se e meritojmë.

Për suksesin e kësaj bote, kemi nevojë për virtyte që na bëjnë të dashur dhe gabime që na bëjnë të kemi frikë.