“A mbërritëm, a mbërritëm?!”, pyeste zonja çdo 5 minuta… Fatorinoja nuk e mbajti dot inatin!

Barnesuill, Barnesuill!

Fatorino mezi po e mbante inatin, sepse një zonjë e moshuar, pasagjere e pamësuar me udhëtime, e pyeste çdo pesë minuta, a do të arrinin shpejt në Barnesuill.

Më në fund ai nuk duroi më dhe i tha zonjës:

– Ju lutem, mos më pyesni më! Do ju them vetë kur të arrijmë.

Mirëpo kur treni arriti në Barnesuill, fatorino u hutua pas punëve të tjera dhe harroi t’i thoshte zonjës.  Vetëm kur treni u nis, u kujtua, vrapo te leva e avarisë, e ndaloi trenin dhe i tha pasagjeres:

– Në Barnesuill jemi. Mblidhni shpejt bagazhet tuaja dhe zbritni.

Ah, sa xhentil jeni! – u llastua plaka. – Por unë nuk zbres këtu. Ime bijë më tha, se, kur të arrijmë në Barnesuill unë duhet të marr… tabletën e dytë…

Ç’të ndodhi?

Pësove aksident?

Po, – u përgjigj shoku i fashuar nga koka në fund të këmbëve. – U mundova të ngjitem në pemë me makinë…

E përse?

– Për t’i hapur rrugë një femre, që vinte me makinë përballë meje. I qe tekur të ecte në korsinë përballë…

Luiza në semafor

Te semafori qe ndezur drita e kuqe, por Luiza kaloi dhe e ndali polici.

Zonjë, nuk e patë dritën e kuqe? – e pyeti ai.

Më falni, zoti polic. Dritën e kuqe e pashë, kurse juve… jo!

Kur ke gruan, s’ke nevojë për…

Patrulla e policisë rrugore ndaloi një makinë, se kaloi me dritë të kuqe të semaforit. Polici ende nuk arriti të nxirrte bllokun nga çanta, kur nga makina u dëgjua një zë inatçor:

– Ëhë! Ç’të thashë! Nuk të paralajmërova, që i lejon vetes shkelje gjithëfarë, që ecën shpejt, parakalon vijën ndarëse të rrugës… me një fjalë, sillesh si huligan u shthurur. Mirë të të bëhet!

Ç’e keni atë femër në makinë, – e pyeti polici.

Gruaja është, gruaja, – mezi e nxori zërin shoferi.

– Atëherë vazhdo rrugën, miku im, – e mëshiroi roja i rendit, duke e grisur fletën e protokollit, – dhe Zoti të dhëntë durim!…

Kur të zë në timon…

Tek udhëtonte me makinën e saj me njëqind milje në orë gruaja vëren, që i ishte qepur një polic rrugor me motor. Pas pak e ndoqën edhe dy, pastaj edhe pesë të tjerë. Ajo e shtoi shpejtësinë.

Për fatin e saj i doli përpara një pikë karburanti, gruaja frenoi dhe vrapoi për në tualet. Kur doli pas pesë minutash, vuri re makinën e saj të rrethuar nga tetë policët, që dukej se pritnin të kthehej ajo.

Shkelësja buzëqeshi ëmbël, iu afrua policëve dhe u tha gjithë naze:

– Besoj, e kuptuat përse nxitoja aq, shumë…

Gruaja në avion

Një grua do të udhëtonte për herë të parë me avion. U ul në vendin e saj, zuri të vështrojë në iluminator dhe tha:

– Ua, sa të vegjël duken njerëzit! Si miza!

– Miza janë, – ia priti stjuardesa, – ende s’jemi ngritur në ajër.

Shpejt, tani!

Në vagonin e metrosë një grua e re i drejtohet pasagjerit, që nuk po ja shqiste sytë:

– Djalosh, vishmëni tani… Më duhet të dal në stacionin tjetër…

Ky po që është fustan nusërie!

Një kompani ajrore deshi të organizonte një ekspozitë të fustaneve të dasmës, të popujve të ndryshëm dhe dërgoi kudo telegrame me kërkesën, që t’i dërgonin modelet.

Së shpejti në adresë të saj midis të tjerave erdhi me avion një pako nga një vend afrikan me shënimin: “Këtu keni modelin e fustanit të nusërisë së vendit tonë“.

Brenda në pako nuk kishte gjë…

Liza

– Liza, përse vjen gjithmonë në stacion dy orë para nisjes së trenit?

– Që të kem kohë të vrapoj deri në shtëpi, për t’i marrë ato, që harroj…

Oh, mos…

Gruaja ime ishte shtatzënë, lexoi librin “Dy kapitenët” dhe lindi binjakë, – thotë i pari.

I dyti ia pret:

Po, po, edhe gruaja ime lexoi “Tre musketjerët” kur ishte me barrë dhe lindi tre mistreca.

I treti u zverdh në fytyrë dhe kërkoi një gotë ujë.

– Gruaja ime është në muajin e nëntë. Po lexon “Ali Baba me 40 hajdutë”…

Kur të thërrasin me “përkëdheli”…

Në stacionin e trenit një burrë bredh, duke bërtitur:

– Infeksion! Infeksion!

I afrohet polici:

Si është puna, zotëri?

– Po kërkoj gruan time.

– E përse mbillni panik?

– Pse, si thoni ju, ta thërras gruan “murtajë!”, si në shtëpi?…