Këto anektoda i kemi përzgjedhur enkas për ndjekësit e faqes tonë, sepse duam të garantohemi që t’ia shkelni pragun kësaj fundjave me të qeshura të forta dhe me një gjendje shpirtërore të gëzueshme.
Këto janë anektodat për këtë fundjavë dhe provoni nëse mundeni të mos qeshni, por nëse qeshni, basti është ky: duhet t’i përcillni tek të tjerët që të qeshin edhe ata.
Në ashensor
Në ashensor po ngjiten burrë e grua dhe një vajzë e re. Kuptohet, burrit i mbetën sytë andej…
Befas bukuroshja bërtet, ja vesh me shuplakë burrit dhe i ulërin:
– Si nuk ju vjen turp, të pickoni vajzën e huaj… madje në prani të gruas!
Ashensori ndaloi, vajza doli, kurse burri nis të shfajësohet para të shoqes:
– Besomë, e dashur, nuk e preka me dorë!
– E di, e di, – buzëqeshi tjetra, – e pickova unë!
Martesa e dytë
Një burrë i ve, që pak kohë më parë qe martuar për së dyti, vazhdimisht lëvdonte talentin, fisnikërinë dhe mençurinë e gruas së parë.
Një herë kur sapo nisi të ngrinte në qiell meritat e së ndjerës në prani të shumë mysafirëve, gruaja e dytë nuk duroi dhe diçka mërmëriti nëpër dhëmbë.
– Më fal, – iu drejtua ai, – që shpreh kaq shumë keqardhje për të ndjerën, por ajo vërtet e meriton…
– Mund të të siguroj, zotëri, – ja priti qejfmbetur e shoqja, – se askush më tepër se mua nuk i vjen keq për vdekjen e saj…
Ngushëllimet e mia…
– O, o i dashur mik, pranoni ngushëllimet e mia!
– Pse, çka ndodhur?
– Si, çka ndodhur? Dje gruaja ime bleu peliçe me gëzof kunadheje…
– Po unë ç’hyj në këtë mes?
– Hyni, hyni!… Nesër ime shoqe do t’i bëjë një vizitë gruas suaj…
Në ashensor
Në ashensor po ngjiten burrë e grua dhe një vajzë e re. Kuptohet, burrit i mbetën sytë andej…
Befas bukuroshja bërtet, ja vesh me shuplakë burrit dhe i ulërin:
– Si nuk ju vjen turp, të pickoni vajzën e huaj… madje në prani të gruas!
Ashensori ndaloi, vajza doli, kurse burri nis të shfajësohet para të shoqes:
– Besomë, e dashur, nuk e preka me dorë!
– E di, e di, – buzëqeshi tjetra, – e pickova unë!
Dy miqtë
Takohen dy miq, njëri syresh, me njërin sy të nxirë, tërheq një valixhe të madhe.
– Kush të paska stolisur kështu? – e pyet tjetri.
– Ja, ajo shtriga ime mori gurximin…
– Epo, ti qofsh… po të guxonte ime shoqe të ngrinte dorë mbi mua, në vend do e vrisja!…
– Pse, si thua ti… çfarë kam futur në këtë valixhe?!
Shtëpi e re
Një zonjë shpërngulet në shtëpi të re, dhe i drejtohet pronarit:
– Më duhen edhe 12 çelësa të tjerë për miqtë e ri.
– Mos është më mirë të bëjmë derë… rrotulluese?!
Shërbyese me mend
Shërbyesja i thotë të zonjës së shtëpisë:
– Meqë ju nuk besoni tek unë, zonjë, më mirë po iki!
– Si, nuk të besoj?! Të kam besuar edhe çelësin e kutisë me stolitë e mia të çmuara…
– Po, por ai nuk i shkon…
Gruaja me minifund
Një grua e re, e veshur me fund tepër të shkurtër dhe bluzë tepër të hapur, hyn në një kishë të vogël dhe drejtohet për tek ena me ujë të bekuar.
Nga prapa i afrohet shërbyesi i kishës dhe i thotë me mirësjellje:
– Zonjë, në keni ardhur, për të futur dy gishta në ujin e bekuar, s’ishte nevoja të zhvisheshit…
Zemër, kanë hyrë hajdutët…
Gruaja vazhdimisht i kujtonte të shoqit, që në shtëpinë e tyre gjithçka ishte e saj, edhe stolitë, edhe mobiljet… Kjo ja kishte prurë në majë të hundës burrit.
Një natë gruaja u zgjua nga zhurma të dyshimta poshtë dhomës së tyre të gjumit.
– Grigor, – foli e trembur gruaja, – dëgjon? Në katin e parë më duket, se kanë hyrë hajdutët…
– Hajdutët? – s’e prishi rehatinë burri. – Le të vjedhin, unë skam gjë timen atje…
Televizori i ri
Burri solli në shtëpi televizor të ri. Gruaja e pyet?
– Po këtë gotë përse e kanë vizatuar?
– Që të na kujtojnë, se… duhet “lagur”…
Dita më e lumtur?
– Ju kujtohet dita juaj më e lumtur? – pyet korrespondenti gruan e një fermeri.
– Më falni, por s’ka qenë ditë, – u përgjigj tjetra.
Vit për vit…
– E tmerrshme! S’ka vit, që të mos lind!
– Nuk keni provuar të mos takoheni dy vite me burrin?
– E kam provuar. E kotë! Po ajo punë!…
Sekretarja dhe shefi
– Dëgjoni, e dashur, – nisi të fliste shefi, – më duhet të theksoj, se jeni e mrekullueshme.
– Vërtet, – u skuq sekretarja e re.
– Visheni shumë bukur, zërin e keni kaq të ëmbël, por dhe silleni në mënyrë shembullore.
– O, ju lutem, ç’janë gjithë këto komplimente, unë nuk i meritoj, – deshi të protestonte vajza.
– S’ka gjë, s’ka gjë, desha vetëm t’ju merrja pak me të mirë. Tani le të kalojmë te gabimet që bëni në ortografi dhe në shenjat e pikësimit…
Sa bukur vishet e…
Dy vajza simpatike, stenografiste, diskutojnë për njërin prej anëtarëve më simpatik të kolektivit.
– Sa bukur vishet! – thotë njëra.
– Dhe sa shpejt! – ja priti tjetra.
Viktori
Sapo Viktori shkeli pragun e derës, koleget e tij bukuroshe ja plasën gazit.
– Po ju ç’patët? – i pyeti Viktori.
– Me çfarë je ndotur ashtu? – ja priti njëra nga vajzat.
– Aa, e mora vesh, – nisi t’i shpjegojë Viktori dhe nxori shaminë të fshihej. – Bukuroshet e mia, sot përcolla gruan me pushime… një muaj të tërë dhe… e putha, kur u ndamë.
– Po ti ke njolla të zeza…
– Me t’u nisur treni, nga gëzimi putha edhe… lokomotivën…
Te berberi
Një burrë hyri të rruhej te berberi.
– Sa të më vijë rradha, më rregulloni pak thonjtë, – kërkoi ai.
Erdhi bukuroshja për manikyrin. “Alamet femre”, – mendoi klienti dhe e pyeti:
– Jeni e lirë sonte në mbrëmje? Pse, patjetër i duhet thënë edhe atij?
– Hëm… Pyesni më mirë tim shoq. Ai po bëhet gati t’ju rruajë…
Tamara
Të hënën Tamara erdhi në punë e nisur dhe stolisur: peliçe gëzofi, unazë me diamante, varëse me perla.
– Hë, si ju dukem? – i pyeti shoqet gjithë naze.
– Si qind për qind… mëkatare! – komentoi njëra syresh.
Urdhri i padronit
Padroni, një punonjësi të tij:
– Besoj, e varët urdhrin tim, siç ju porosita, në vendin më të dobishëm, që u bie menjëherë në sy të gjithëve?
– O, po zoti drejtor. Ju siguroj, vend i shkëlqyer. E ngjita me kujdes në prapanicën e zonjushës Shantal, punonjëses më seksi…