“Ç’do në pantallonat e tua kjo fije floku biond?” pyet gruaja… Do shkriheni së qeshuri me përgjigjen e burrit

Ndjekësitë e faqes tonë e dinë tashmë se fundjava vjen bashkë me shumë të qeshura. U bë traditë tashmë.

Ne kemi përzgjedhur për ju këto pjesëza që do t’ju shkrijnë se qeshuri. Shijojini:

Fija e flokut

– Ç’do në pantalonat e tua kjo fije floku biond? – pyet gruaja.

– Me siguri, në tramvaj do më jetë ngjitur.

– Mos është nga… të sekretares tënde leshverdhë?

– Marrëzira, unë gjithmonë i heq pantallonat.

Shefi dhe Sekretarja

Shefi: Ju keni nisur të shtypni çdo ditë e më keq!

Sekretarja: Më falni shef, por… ngaqë nuk jam e bukur!…

Shefi: Ç’hyn bukuria këtu?

Sekretarja: Hyn, shef, hyn! Po të isha e bukur, ju nuk do të vinit re gabimet e mia..

Suzana

Suzana ndihet e lodhur dhe moskokëçarëse dhe i drejtohet mjekut. Ky e viziton dhe i thotë: 

– Zonjë, ju duhet të punoni.

– O, doktor! Kjo është e tmerrshme! Ju më këshilloni të hyj në punë, kur unë lodhem kaq shumë…

– Zonjë, unë e di shumë mirë, që është më mirë të lodhesh nga puna, sesa nga të ndenjurit kot!…

Po këto?

Në kabinetin e punës së burrit, gruaja zbuloi disa shishe boshe.

– Po këto nga dolën?

– Edhe vetë habitem! Unë kurrë nuk blej shishe… boshe…

Si të vësh qetësi në vendin e punës…

Gratë e punës u grindën keqas. Shefi e humbi durimin dhe bërtiti:

– Pushoni! Le të flasë e para më e moshuara!

Në çast u vendos heshtje varri.

Si e kalove Vitin e Ri?

Kolegët takohen në punë pas festës së Vitit të Ri.

– Njatjeta, e dashur! Hë, si e kalove natën e Vitit të Ri?

– Oh, si gjithmonë, në shtrat…

– Ashtu?! Kishte shumë njerëz?…

Punonjësi dhe Laborantja

Punonjësi me përvojë dhe laborantja e bukur po bëjnë një eksperiment.

– Ju lutem përkuleni pak kokën mënjanë nga unë, – i thotë ajo me zë të ulët.

– Ashtu? Po përse? – i llastohet tjetri, duke iu afruar.

– Sepse drita nga tulla juaj më bie në sy…

Ah moj sekretare…

Ortaku më i ri, i dashuruar me sekretaren e bukur, bisedonte për një temë të lirë, kur papritur në zyrë hyn pronari:

– Atëherë, ku e lamë? – u bë serioz në fytyrë djaloshi.

Vajza nuk e vuri re, që hyri pronari.

– Ti po më flisje për të ardhmen tonë, i dashur, – u përgjigj ajo, – për shtëpinë tonë, për orët në dhomën e pritjes nën dritën e zjarrit dhe sa dëshirë ke t’ia thyesh turinjtë atij majmunit plak…

Mos, divani…

Drejtori i ri urdhëroi ta hiqnin divanin nga zyra e tij. Pas njëfarë kohe vjen me vrap sekretarja e trembur.

– Shef… çfarë, më pushuat?

– Nga e nxorët këtë?

– Atëherë, përse e hoqët divanin?…

Sekreti sesi t’i sjellësh në humor punonjësit

M’u pa, sikur vartësit e tu janë me shumë humor sot? Mos u ke rritur pagën?

S’është punë page, – pranoi pa qejf shefi. – Sot në mëngjes erdhi këtu ime shoqe dhe ata mbetën shumë të kënaqur, që shefin e tyre e komandon dikush…

Detyra e sekretares

Sekretarja jote duket shumë punëtore dhe zellshme!

– Po, kjo është detyra e saj.

– Të jetë punëtore e zellshme?

– Jo, të duket ashtu…