“Çkemi bukuroshe, dëshiron të pish diçka me mua?”, i tha ai vajzës në rrugë… O Bir, o bir, ç’i bëre vetes!

E si ndryshe mund të fillohet java më mirë sesa me disa të qeshura spontane, që do t’ju sjellin një gjendje emocionale dhe shpirtërore të gëzueshme.

Të gjithëve pa përjashtim na pëlqejnë ato ngacmimet spontante që na shkrijnë së qeshuri, duke e ditur këtë, ne kemi përzgjedhur 10 pjesëza që edhe po të doni ju nuk do të mund të rrini dot pa qeshur!

Për kënaqësinë tuaj i kemi renditur mëposhtë, kërkesa jonë e vetme është që të na thoni cila ju pëlqeu më shumë, ose cila ju bëri të qeshnit më tepër?

Djali që avancon shpejt…

– Ngjatjeta, bukuroshe! – drejtohet studenti një vajzë në rrugë, – dëshiron të pish diçka me mua?

– S’kam kundërshtim, – ia pret vajza dhe e ndjek pas për në klub.

Pasi pinë nga një freskuese, ai e pyet:

– Po sikur të shkojmë nga shtëpia ime?

– Me gjithë qejf, – e pranon ajo.

Ja edhe dhoma e tij. Pasi hyri, ai i propozon:

– Mundesh të zhvishesh dhe të futemi bashkë në krevat?

– Mundem, – përgjigjet vajza, pastaj zhvishet dhe futet nën jorgan.

Djali bën të njëjtën gjë. Kalojnë pesë minuta, dhjetë…

– Hë, po tani? – e pyet ajo e habitur.

– Të them të drejtën, nuk e di, – foli çiltër djali. – Më parë nuk më ka qëlluar të shkoj më tej se pija freskuese pa provuar dy shuplaka të mira…

Dadoja e re

Një vajzë e re erdhi të pajtohej në punë si dado.

– Ke ndopak përvojë në kujdesin për fëmijët? – e pyet e zonja e shtëpisë.

– Sigurisht, madam, – i përgjigjet vajza. – Vetëm pak kohë më parë kam qenë edhe vetë fëmijë.

Ashensori 

– Më falni, – i drejtohet në ashensor djaloshi vajzës, që banonte mbi apartamentin e tij, – e kam humbur qetësinë për shkakun tuaj… Sikur ta dinit, sa vuaj. Net të tëra endem nëpër dhomë si hije…

Vajza uli sytë.

– Do të ishte më mirë t’ia thoshit babait të gjitha këto.

– Pse, ai e ndez përnatë atë magnetofon të mallkuar?

Telefoni

Babai – Ti zakonisht flet në telefon me orë të tëra, ç’të gjeti sot që fole vetëm njëzet minuta?

Vajza – Sepse gabova numrin, baba!…

Djaloshi dhe e dashura

Djaloshi i drejtohet të dashurës:

– Që ditën kur u njoha me ty, nuk kam vënë gjë në gojë dhe nuk kam ndezur as edhe një cigare.

– Kaq shumë më doni?

– Jo, por… nuk më mbeten para për të ngrënë dhe për të blerë cigare.

Të dy vetëm

Ajo e ftoi shokun e sa në shtëpi. Prindërit nuk ishin dhe të rinjtë u ulën në divan. Ata folën për motin, pastaj për miqtë dhe të njohurit. Papritur u bë heshtje. Vajza deshi t’i jepte pak zemër shokut, prandaj e pyeti:

– Devi, çfarë bën ti kur mbetesh vetëm për vetëm me një vajzë?

Devi mori frymë i lehtësuar, nxori nga xhepi harmonikën e gojës dhe ia mori një valsi…

Bukuroshja

Pasi brodhi sa deshi, bukuroshja kthehet në shtëpi në gjashtë të mëngjesit. I ati u zgjua dhe e pyeti:

– Ti je pjellë e djallit?

– Po, babush!

Djaloshi i ndrojtur

Nën dritën e hënës një djalosh, i ndrojtur, pyet të dashurën:

– Po të të kërkoja të bëheshe gruaja ime, do më përgjigjeshe “po”?

– Po ti, – ia pret vajza, – po ta dije që unë do të përgjigjesha “po”, do ma bëje këtë pyetje?

Puthja

– E merr me mend? Dje desha të puthja një vajzë të panjohur, kurse ajo debilja thirri menjëherë policin…

– Paske qenë me fat! Ajo e imja thirri priftin…

Puthja në Korridor

– Elsa, nuk të vjen turp? Të pashë kur po të puthte pa pushim në korridor ai francezi i gjatë. Përse nuk e ndalove?

– E si ta ndaloja? Unë nuk di frëngjisht!…

Ushtari dhe Vajza

Një vajzë simpatike po ndiqte stërvitjen e efektivit të regjimentit. Papritur, aty pranë u dëgjua një e shtënë. Vajza briti, i dha trupit prapa dhe ra në krahët e një ushtari, që qëndronte pas saj.

– O, – belbëzoi vajza, – u tremba shumë. Më falni!

– Ju lutem, – ia priti ushtari, – mos dëshironi të shkojmë andej nga qitjet e artilerisë?

Modelja

Një vajzë i thotë shoqes:

– Këto ditë u njoha me një djalë. Ai më ftoi për t’i pozuar lakuriq.

– Po to nuk ke punuar ndonjëherë modele dhe, me siguri, i the që…

– Natyrisht, por ai ma ktheu që kjo nuk ka rëndësi, sepse edhe ai nuk ishte piktor.