Doktor, unë me gruan grindemi prej vitesh. Më thoni dot, si të bëjmë?… 2 Javë më Vonë Ndodh Çudia!

Sekreti si të mos grindesh me gruan

– Doktor, unë me gruan prej vitesh grindemi vazhdimisht. Më thoni dot, si të bëjmë?

– Ecni sa më shumë në këmbë, jo më pak se dhjetë kilometra në ditë. Kjo t’i forcon nervat. Bëjeni këtë dhe më telefononi pas dy javësh.

Dy javë më vonë mjekut i ra zilja e telefonit.

– Doktor, po ju telefonoj, siç më kërkuat. Këshilla juaj më ndihmoi shumë!

– Çfarë, nuk bëni më sherr me gruan?

– Jo, sepse unë jam… 100 km larg saj…

Ka fëmijë e fëmijë…

Infermierja po mbush kartelën e pacientes.

E martuar?

– Po, dy herë.

– Keni fëmijë?

– Gjashtë. Dy nga burri i parë, dy nga i dyti, dy të tjerët janë vetëm të mijët.

Lum ai burrë…

Pacientja:Doktor, më shqetëson shumë gjendja e burrit. I është shpifur një pafuqi e çuditshme mendore. Ndodh t’i flas me orë dhe papritur marr vesh, që ai s’ka dëgjuar gjë.

Mjeku:Zonjë, kjo s’është sëmundje, burri juaj gëzon njërën nga vetitë më të rralla të meshkujve…

Ç’po ndodh me mua!

Doktor, – e ngriti zërin zonja, tek hyri me nxitim në kabinetin e tij, – më thoni ndershmërisht, ç’po ndodh me mua? Meshkujt m’i hedhin sytë gjithnjë e më pak.

Ai e pa nga maja e kokës, në fund të këmbëve.

Zonjë, – i foli ai më në fund, – ju duhet të bëni tri gjëra: e para, të bini nja 20 kg në peshë; e dyta, të zvogëloni nja 10 herë të kuqtë dhe pomadat e fytyrës, çka do ju bënte shumë më tërheqëse dhe, e treta, unë s’jam mjek, por… piktor, kabineti i mjekut është një kat më sipër…

Ah, ti fshatari brun…

Një zonjë vajti për vizitë tek mjeku.

– Doktor, kjo është e tmerrshme! Çdo natë më mundon e njëjta ëndërr, sikur eci nëpër rrugët e boshatisura të një fshati dhe papritur, që prapa kaçubave del një fshatar brun, me trup atleti.

Sytë i përshkëndijnë, mustaqet bigë… ai më ndjek, më ndjek dhe dëshiron, dëshiron një Zot e di, çfarë…

Qetësohuni, – i thotë mjeku. – Ja dy tableta, merrini para gjumit. Nesër më telefononi dhe më thoni si ndiheni.

Pas nja dy ditësh zonja i telefon mjekut.

, – e pyet mjeku.

E dini, si është puna, doktor, – përgjigjet thatë zonja, – për shkak të atyre tabletave tuaja unë nuk e takoj më atë djaloshin e magjishëm…

As nuk bëhet fjalë…

Një burrë erdhi në spital, për të parë një mikun e tij, që kishte pësuar aksident. Te dera e dhomës takon infermieren dhe e pyet me zë të ulët:

Si thoni, ka ndonjë shans?

– Hiç fare! Ai s’është në shijen time…

S’ta bën “zemra”!

– Si ndihet burri juaj?

– Faleminderit, mirë. Më tha, që është herët për të dalë nga spitali.

– Si kështu? Takuat mjekun, që e kuron?

– Jo,… por pashë infermieren, që kujdeset për të.

Gruaja ime u sëmur…

Gruaja ime u sëmur dhe ne thirrëm doktor Stefensonin. Ai i dha një ilaç dhe gruaja u bë më keq, atëherë morëm doktor Njumenin, ai i dha një ilaç tjetër, por gruaja u bë edhe më keq.

Nga frika mos na vdiste, thirrëm një yll të rrallë, dr. Ajslerin. Na u desh të prisnim gjatë, sepse ishte shumë i zënë dhe nuk vinte dot menjëherë. Ndërkohë gruaja… u shërua…

Halli i Valerias

Valeria erdhi me vrap te fqinja dhe u lut të bënte një telefonatë. 

Ç’ka ndodhur? – u shqetësuan fqinjët.

O, fatkeqësi e madhe, – u përgjigj ajo, duke marrë frymë me vështirësi, – burri im ka nevojë për mjek!

– Ai thotë, se ka pikasur hepatit, dispepsi, reumatizëm, gastrit, nefrit dhe meningjit cerebral!

– O zot, nga u shpifën të gjitha këto?

– Puna është, se dikush i mbushi mendjen të blejë një fjalor mjekësor dhe ai nisi ta lexojë!

100% efektive!

– Zonjë, thonë, sikur në klinikën tonë bëjnë me sukses mbjelljen e flokëve…

– E saktë. Kam parë vetë një burrë, që erdhi këtu me kokën tullë, kurse pas një jave, kur i dhanë faturën e kurimit, shkulte flokët me grushta…