Inxhinieri, ushtaraku, dhe punëtori u takuan pas shumë vitesh…

Tre shokë të vjetër, një punëtor, një inxhinier dhe një ushtarak, u takuan pas shumë vitesh, ndenjën, pinë mirë.

Nuk deshën të ndaheshin dhe… kuptohet… punëtori i ftoi të dy në shtëpinë e tij. Te pragu i priti gruaja dhe nuk i la gjë pa thënë, aq sa të tre u ndodhën sërish në rrugë.

Atëherë inxhinieri i ftoi në shtëpinë e tij. E shoqja i vështroi me vëmendje tre shokët, u mërzit dhe iku te një shoqe e saj. Ata ndenjën pak në kuzhinën e zbrazur dhe u ngritën, për të vajtur te ushtaraku.

Derën ia hapën gruaja dhe vjehrra, të dyja u gëzuan shumë, i ndihmuan mysafirët të zhvishen, i ulën në tavolinë… Vjehrra herë pas here vraponte për në kuzhinë, sillte pjatat me meze, gruaja cicëronte gëzueshëm…

Ç’do të thotë kjo? – e pyetën dy shokët ushtarakun.

Është shkencë më vete, – u përgjigj tjetri. – Kur u martova ishte krejt ndryshe. Mirëpo një ditë macja më ndyu çizmet. Unë i mblodha të gjithë në kuzhinë dhe i dhashë një qortim maces, por ajo s’deshi të dijë dhe disa ditë më vonë hëngri mëngjesin tim.

Në prani të të gjithëve i dhashë një vërejtje me paralajmërim, por pas një jave macja më grisi këmishën. Atëherë i mblodha të gjithë në kuzhinë, e mora macen në duar dhe e hodha nga dritarja….

Mirë macja!! Po ç’hyn këtu gruaja dhe vjehrra? Përse ato të lëpihen kështu?

S’kanë nga ia mbajnë, kur gruaja e ka një qortim, kurse vjehrra… vërejtje me paralajmërim!…