“Kam filluar ta nuhas se burri nuk më do!”, i tha ajo avokatit… Ai e qetsoi me 1 fjali të vetme!

Për t’iu shmangur paksa nga peripecitë dhe streset e përditshme, ju ftojmë të lexoni këto pjesëza qe kemi përgjedhur, jemi të sigurtë që në fund të artikullit do ndjeheni më të lehtësuar dhe më të qeshur…

Burri nuk më do!

Kam shtatë fëmijë, por kam arritur në përfundimin që burri nuk më do me të vërtetë, – nisi t’i qahej një grua avokatit të saj.

Stop, stop! – e ndërpreu avokati. – Pa provoni ta merrni me mend, sa fëmijë do të kishit sikur ai t’ju donte me të vërtetë…

Te fallxhorja!

Një grua ende e re e nuhati që i shoqi sikur s’po e donte më dhe vajti te një fallxhore.

– Dua një ilaç për…

E kuptova, – ia priti fallxorja. – Më dëgjo me vëmendje: Merr një copë mishi të mirë, preje në copa të trasha sa gishti, merr një qepë, prije përgjysmë dhe fërgoji copat e mishit nga të dyja anët, hidhi pak piper dhe jepja burrit për drekë.

Gruaja bëri siç i thanë. Që atë ditë, burri e mban në pëllëmbë të dorës…

I dashuri poet

Një djalë i ri, poet fillestar, flirton me një bukuroshe.

Hë, e dashur, ç’të tha babai kur mësoi që unë jam poet? – e pyeti vajzën.

O, e di ti që shkëlqeu i gjithi?

Mendoj që kjo punë është një mrekulli, apo jo? – u frymëzua poeti.

– S‘besoj. Ai u gëzua, sepse kur disa ditë më parë, kur deshi të nxirrte me shqelma nga shtëpia jonë të dashurin tim, mësoi se ai na kishte qenë boksier!

“Dhoma me qira”

Një studente, vajzë e re, kërkon një dhomë me qira. Rastësisht ndeshi në rrugë njoftimin e varur në mur: “Lëshoj dhomë me qira“. Vajza nxitoi në adresën e përmendur, por me t’u afruar, pa një djalë që shkonte në po atë adresë.

I ranë ziles dhe derën ia hapi një grua e moshuar, e cila ia preu shkurt:

Nuk kemi dhoma për çift të martuarish! – dhe ia mbylli derën.

Djaloshi u largua, kurse vajza i erdhi rrotull shtëpisë dhe u kthye sërish. I ra ziles. Gruaja e hapi.

Më falni, – foli vajza, – më duket se nuk e kuptuat si qëndron puna. Ai djali dhe unë nuk jemi të martuar…

Nuk jeni të martuar? Dhe nuk ju vjen turp?!… – ia priti gruaja dhe ia përplasi derën në fytyrë.

Rroga e babit

Babi, jam plotësisht e bindur që dikush ka qëllime shumë serioze ndaj meje.

– E nga e more këtë siguri?

– Ai vazhdimisht më pyet, si gatuan mami dhe sa e ke rrogën ti…

Alo, ti je…

Në apartament bie telefoni. Babai i tri vajzave e ngre telefonin dhe, pa arritur të përgjigjet, dëgjon:

Ti je, bretkosa ime?

Jo, – përgjigjet babai, – i zoti i moçalit jam…

Buqeta e trëndafilave

Djaloshi ishte tejet i ndrojtur. Por një ditë e mblodhi veten, u bë trim, bleu një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe i vajti vajzës që prej kohësh e donte, i heshtur.

Vajza e puthi fort në shenjë falenderimi. Djaloshi, i ndrojtur, doli me vrap nga dhoma. Vajza u habit dhe e pyeti:

Ku shkoni? Kaq shumë ju hutoi puthja ime?

Oh, jo, e kundërta, po nxitoj të marr një buqetë tjetër…

Vajza dhe Fallxorja

Vajza vajti të hidhte fall, për të parë fatin e vet.

E shoh, që je dashuruar me një burrë shtatlartë, i cili nuk e ka një dhëmb të sipërm, – nisi fallxorja.

– Tamam…

– Shoh, që ai të ka kërkuar të martohesh me të.

– Po-o… tamam…

Dhe e quajnë Andre.

– O zot! Të gjitha këto në dorën time i lexove?

Jo, zemër, – u përgjigj fallxorja, – por pashë unazën që ke vënë në gisht. Para një jave unë ia ktheva atë Andreit.

Djaloshi dhe Shiu

Djaloshi u dashurua dhe nisi t’i shkruajë të dashurës letra me ton dhe shprehje tepër të larta:

Unë jam gati të notoj përmes oqeaneve, të duroj të ftohtin e Antarktidës, të përshkoj rërën përcëlluese të Saharasë, të ngjitem në majën më të lartë të botës… vetëm për t’ju parë juve…

Pasi vazhdoi gjatë me shprehje të tilla, ai e mbylli letrën me një PS: “Do të vij të enjten në mbrëmje, te ju, po nuk ra shi…”

Buqeta për ditëlindje

Ai ishte dashuruar marrëzisht me një nimfë të vërtetë. Një ditë ajo i tha që nesër do ketë ditëlindjen dhe djali i premtoi t’i dhurojë një buqetë me aq trëndafila sa vite mbushte ajo.

Në mbrëmje ai vajti në dyqanin e luleve iu lut pronares të bënte një buqetë me 25 trëndafila dhe ta dërgonte të nesërmen në adresën e vajzës.

Djaloshi i pëlqeu shumë pronares së dyqanit, e cila shtoi nga vetja edhe një duzinë trëndafilash në buqetë.

Ai nuk e mori vesh kurrë përse nga ajo ditë vajza nuk i foli më me gojë.

I pari, i dyti apo i treti?

Në një fletë të parfumosur lehtë, ajo shkruan:

“I dashur, më ka marrë malli shumë! Të lutem, eja nesër në mbrëmje tek unë, hamë darkë bashkë… Të puth po aq fort sa dhe të dua!”

Në vend të nënshkrimit ajo u vulos letrën me të kuqin e buzëve të veta dhe e fut në zarf. Pastaj zë e mendohet:

“Kujt t’ia nis tani? Kush do të jetë i lirë nesër në mbrëmje, Poli, Zhyljeni apo Anri?”

Receta e Dashurisë

Dini ndonjë recetë kundër dashurisë me shikim të parë?

– Po, vështroni për herë të dytë…

Papagall mor papagall!

Një zonjë ëndërronte ta martonte të bijën me një djalë, prindërit e të cilit i njihte mirë. Mirëpo djaloshi nuk nxitonte për të shijuar mrekullitë e jetës familjare.

Më kuptoni drejt, – i thoshte zonjës, – por vajza juaj nuk më pëlqen. Dua të martohem me një vajzë të pastër dhe serioze.

Po Lila ime është tamam e tillë! Ajo çdo mbrëmje e kalon në shoqërinë e papagallit. Ejani të bindeni edhe vetë.

Dhe ajo e shoqëroi djaloshin për te dhoma e së bijës së virgjër. Përballë derës, hipur në një shkop, qe kapardisur një papagall shumë i bukur. Me ta parë djaloshin, zogu nisi t’i qirret:

– Mirmbrëma, zemër! Vetëm ule zërin se na dëgjon mami në dhomën ngjitur…

Lori

Gruaja e gjeneralit ia mbushi mendjen të birit të martohej me të bijën e një bankieri të pasur, me të cilin ishin njohur gjatë pushimeve. Mirëpo i biri kishte të dashur dhe i tregoi të ëmës:

– Lori është tepër xheloze dhe kam frikë mos bën ndonjë skandal kur ta marrë vesh.

E zgjidh unë këtë mesele, – e siguroi zonja.

Po atë mbrëmje ajo vajti te Lori, i tregoi çfarë e ardhme e priste të birin me vajzën e bankierit dhe, në kujtim të miqësisë së dy të rinjve, i dhuroi një byzylyk të familjes me diamante.

Faleminderit, zonjë, – i tha Lori. – Ju më folët për djalin tuaj, që u tregua fisnik dhe më dhuroi këtë byzylyk të mrekullueshëm, por…

Lori tërhoqi sirtarin e komodinës dhe nxori një turrë me fotografi.

– … ju lutem, zonjë, ma kujtoni pak, kush nga këta është djali juaj…

“Ezmeri simpatik”

Një grua goxha simpatike, por paksa e kaluar në moshë, vjen te fallxhorja të mësojë, nëse do të martohet më në fund.

Shoh, – ia nisi fallxorja, duke përzier letrat, – që shumë shpejt rrugën do t’jua presë një ezmer simpatik.

Por si i bëhet, – psherëtiu vizitorja, – që ai jo vetëm të më presë rrugën, por edhe të ndalet?