Ju ftojmë të lexoni këto pjesëza qe kemi përgjedhur, jemi të sigurtë që në fund të artikullit do ndjeheni më të lehtësuar dhe më të qeshur…
Natën jashtë…
Burri kthehet në shtëpi afër mëngjesit.
– Ku ishe? Të prita gjithë natën, nuk mbylla sy… – i sulet e shoqja.
Burri i lodhur:
– Mos kujton, se mbylla unë sy?
Kostumi i ri
Shërbyesja hyri me vrap në dhomë dhe i thotë të zonjës së shtëpisë:
– Zonjë, burri juaj u bë keq! U shemb në karrige dhe rënkon, tek shtrëngon në dorë një copë letër…
– Shkëlqyeshëm! Do i kenë sjellë faturën për kostumin tim të ri… Kjo do të thotë, që e paskam gati!…
Në restorant
Një burrë i ardhur me shërbim hyri në restorant, për të ngrënë drekë dhe iu drejtua kamarieres:
– Vishni dot një përparëse gjithë njolla , t’i shprishni flokët dhe të fshini tualetin?
– Përse të duhet kjo?
– Kam një muaj të tërë këtu në qytetin tuaj dhe më ka marrë malli për mjedisin e shtëpisë.
Burri dhe gruaja
Burri qëndron pas shpinës së gruas, e cila qep në makinë dhe e këshillon:
– Kujdes!… Ngadalë!… Tani ndalo!…
– Dëgjo, – nuk duron më e shoqja, – do e qepësh ndonjëherë, përse fut hundët me këshillat e tua?
– E kupton tani, si ndihem unë, kur udhëtojmë bashkë nëpër qytet me makinën tonë?
Qejfliu i rakisë
Një burrë i bërë xurxull i hidhet në qafë një gruaje të panjohur dhe menjëherë i lyp ndjesë.
– Më falni, zonjë, – belbëzon ai, – kujtova, se ishte ime shoqe.
– Pijanec i mallkuar, – i bërtet tjetra, – kështu i hidhesh çdo gruaje në qafë ti?…
– Po shih! – briti me të qeshur qejfliu i rakisë. – Po të kisha mbyllur sytë, mund të mendoja, që po më shan vetë gruaja ime…
Atëherë më duhesh i ri!
Në mëngjes burri u rrua dhe doli i kënaqur nga banja.
– Ah, sa mirë! Sikur u bëra dhjetë vjet më i ri!
– Po qe kështu, – ja pret gruaja, – rruhu në mbrëmje!…
Dhurata për ditëlindje
– Në s’gaboj, burri yt ka ditëlindjen nesër. Çfarë i ke përgatitur për dhuratë?
– As vetë se di, çfarë t’i blej. Ai sikur i ka të gjitha ato që më duhen mua…
Le të flasim shtruar…
Burri: – Tani, që jemi të martuar, mund të të përmend disa nga mangësitë e tua.
Gruaja: – Mos e merr mundimin, i dashur, unë i di vetë ato. Janë mangësitë, që nuk më lanë të merrja një burrë më të mirë se ti…
Dikur…
– Dikur, para martesës, ti më quaje mbretëreshë, po tani?
– Tani jam bërë republikan…
Si e tek…
Tek vinte nga puna, burri ktheu në klub dhe e kaloi të gjithë mbrëmjen me shokët. Kur u kthye në shtëpi rreth orës njëmbëdhjetë e gjeti gruan, në kuzhinë, ulur në tavolinë duke e pritur.
Ajo nuk e shau, nuk e pyeti si e tek, vetëm deshi të dintem në do të hante darkë. Burri s’deshi dhe vajti të flejë.
Në orën tre të natës ra zilja e orës së tavolinës. Burri brofi nga krevati dhe ndezi dritën. Kur pa orën, i bërtiti gruas dhe i kërkoi shpjegime.
– E di si është puna, – iu kthye e qetë gruaja, – nëse ty të duhen katër orë për t’u kthyer nga puna në shtëpi, mendova, se po kaq të duhen për të vajtur nga shtëpia në punë… Sepse, siç e di edhe vetë, nuk është mirë të vonohesh në punë…
“Të çosh dru në pyll”
– Më thuaj, i dashur, ç’kuptim ka shprehja “të çosh dru në pyll”?
– Është metaforë, e dashur, që do të thotë të merresh me punë të dobishme.
– Sikur s’po e marr vesh. Ma shkoqit pak…
– Është njëlloj, si të të dhuroj një libër gatimi…
Fredi
– Fred, – e urdhëron të shoqin gruaja e pushtetshme. – Shko ma posto pak këtë letër.
– E dashur, nuk e sheh, që rrebeshi s’ka të pushuar? Në mot të tillë as qenin tonë s’e nxjerr dot nga shtëpia.
– Ee!.. Qeni s’ka punë atje!
Grua e zgjuar
– T’i pastron rrobat gruaja?
– Jo, vetëm… xhepat!…
Telegrami
– Po u vonova në shërbim, do të të nis telegram, – i thotë burri të shoqes.
– Mos e merr mundimin, – ja pret tjetra. – E lexova… ishte në xhepin e brendshëm të pardesysë….
Hë, mami…
– Mami, nga vijnë fëmijët?
– Oo, është histori e gjatë… Do të ta tregoj ndonjë ditë, kur të jemi ngeshëm.
– Po hë, moj mami… vetëm fillimin më thuaj…
Klara moj…
Nëna: – Më duket, se dje po putheshe me Adamin.
Klara: – Po, mama, ai më tha, që i kishte vdekur xhaxhai, më erdhi shumë keq…
Nëna: – E dashur, më duket, se po vazhdoi kështu, brenda javës atij do i vdesin të gjithë të afërmit…
Eli dhe Poli
Mamaja (e merakosur): – Eli, përse të solli aq vonë Poli mbrëmë?
Eli: Patëm një bisedë të gjatë rrugës. Pse, të shqetësuam? Me zhurmën?
Mamaja: – Jo, bijë, jo me zhurmën, por me… heshtjen që pasoi…
Hë moj bijë…
– Unë asnjëherë nuk kisha fjetur me një burrë para se të martohesha me babanë tënd, – i tha mamaja e rreptë vajzës së pabindur. Do ja thuasht dot edhe ti këtë vajzës tënde?
– Sigurisht, mami, veçse jo me shprehje të tillë kaq të ndershme, si ti, – buzëqeshi e bija.
Me vrap
Në mbrëmje vonë, vajza kthehet në shtëpi nga diskoteka.
– O zot, – i thotë e ëma, – si shkon në këto mbrëmje! Tani marsh në dhomë vishu dhe… drejt e në shtrat!…
Raja
– Raja, mos e lejo më Leonidin të vijë këtu. Kjo më shqetëson shumë. Nëse ai nuk i ndërpret vizitat këtu, unë do të pësoj ndonjë infarkt.
– Mirë, atëherë, do të shkoj unë tek Leo. Le t’i bjerë nënës së tij infarkti…
Kur të dëgjon vajza…
– Kurrë nuk do e lejoja vajzën time të veshë fustan kaq të shkurtër!
– Po ajo e vesh!
– Po, por pa lejen time!…
Ç’bën mama?
– Ç’bën ashtu, mama? – pyet vajza mamanë goxha të shëndoshë, e cila më kot rreket të veshë fustanin e të bijës.
– Ç’të bëj??… Dua të të tregoj, sa të shëmtuara dukeni me këto fustane të shkurta…
Ta dish mirë!
Nëna, të bijës:
– Ta dish, e dashur. Femra kërkon shumë gjëra, por vetëm nga një burrë. Kurse burrat duan vetëm një gjë, ama nga shumë femra.
Të paktën njërin…
– Bija ime, adhuruesi yt bën be e rrufe, se do të vrasë veten, nëse ti nuk do të pranosh të martohesh me të…
– Ah, mami, edhe të tjerët para tij kështu kanë thënë!
– Por… mbase ja vlen të shpëtosh të paktën njërin prej tyre…
Kë të marr e kë të lë…
– Ah moj mami, nuk po di nga t’ia mbaj… nuk po vendos dot, kë të zgjedh nga ato të tre: njëri ka rrogë të mirë, tjetri është i mençur, kurse i treti kërcen shumë bukur…
– Mirë… por… ai, i pari… nuk mëson dot të kërcejë?…
Nusja e re
Nusja e re i telefonon të ëmës:
– Mama, kaluam vetëm 6 ditë nga dasma dhe ai sot vajti të flejë në dhomën tjetër.
– Mos u mërzit, zemra ime, – ja ktheu nëna. – Edhe vetë Zoti, ditën e shtatë vendosi të pushojë nga punët e javës.
Pak ajër të pastër
– Mami, po dal të shëtis pak. Kam shumë dëshirë për pak ajër të pastër…
– Mirë, shko. Vetëm mos harro t’i thuash atij “ajrit të pastër”, që brenda orës 10 duhet të jesh në shtëpi…
Të mëson mami ty!
Një vajzë e re, e papërvojë ia hapet së ëmës:
– Mami, u torturova, nuk po di, si të bëj. Sapo dal nga shtëpia, më qepet një burrë i pacipë, më ndjek dhe më thotë: “Do të vij pas teje, kudo që të shkosh”. Si t’ia bëj?
– Dëgjo, bijë. Herën tjetër, sapo të të thotë “Do të vij pas teje, kudo që të shkosh”, i thuaj, që po shkoj në… argjendari!…
Gjëja më e mirë e dhëndrit…
Nëna lëvdon dhëndrin, kurse e bija ja pret e xhindosur:
– Më lër të qetë, mama! Nuk e sheh, që mister Shvarci është i moshuar, i shëmtuar dhe i pështirë!… E vetmja e mirë e tij është… paraja!
– Përse, e vetmja? Harrove që vuan nga zemra?!
Sekreti i mamasë!
Vajza që vetëm pak kohë më parë është martuar, pyet të ëmën:
– Mama, si ia bën me drekën, që nuk i pëlqen babit?
– E lë për në darkë…