“Kutia Sekrete e Këpucëve” që Ruante të Fshehtën e një Martese të Lumtur…

Një çift i moshuar kishin më shumë se 60 vjet që ishin martuar. Gjatë gjithë kësaj kohe ata kishin bashkëndarë gjithçka. Ata nuk kishin sekrete me njëri-tjetrin, përveç njërit: gruaja e moshuar kishte një kuti këpucësh në majë të dollapit të saj – një kuti këpucësh sekrete për të cilën ajo e kishte paralajmëruar burrin e jetës së saj për të mos e hapur kurrë, madje as për të pyetur në lidhje me të.

Në fillim burri ishte paksa i hutuar, por ai e donte gruan e tij dhe i respektoi dëshirat e saj. Megjithëse ai tundohej, i rezistoi çdo impulsi për të hapur kutinë ose pyetur për të. Me kalimin e kohës, u bë më e lehtë të jetonte me idenë e kutisë sekrete. Pak nga pak filloi të mos i vinte në mendje, derisa më në fund ai pothuajse e harroi plotësisht ekzistencën e kutisë së fshehtë.

Një ditë, megjithatë, në muzg të jetës së tyre, gruaja e moshuar u sëmur shumë. Pas një periudhe të gjatë sëmundjeje, mjeku i informoi se nuk do të shërohej dot.

Ndërsa po përpiqeshin të zgjidhnin çështjet e tyre, plaku u kujtua përsëri për kutinë e fshehtë të këpucëve. Ai e mori atë dhe e vendosi në krevatin e gruas së tij. Ajo më në fund u pajtua me faktin se ishte koha për të zbuluar përmbajtjen e saj. Kur e hapi, ai gjeti dy kukulla të qepura me grep dhe një tufë me para që arrinin në $ 95,000. Ai e pyeti gruan për to.

“Kur u martuam,” tha ajo, “gjyshja më tha se sekretin e një martese të lumtur nuk duhet ta thuash apo diskutosh asnjëherë. Ajo më tha se nëse unë zemërohesha ndonjëherë me ty, duhet vetëm të qepja me grep një kukull.”

Zotëria i moshuar u prek aq shumë nga kjo, sa mezi i mbante lotët. Në kuti ishin vetëm dy kukulla të çmuara! Ajo kishte qenë e zemëruar me të vetëm 2 herë në të gjitha ato vite të jetesës dhe të dashurisë. Megjithëse ende i tronditur thellë për sëmundjen e saj, ai u mbush papritur me gëzim.

“E dashur,” tha ai, “kjo shpjegon kukullat, po gjithë ato para nga kanë dalë? Nga kanë ardhur?”

“Oh, këto?” tha ajo. “Këto janë paratë që kam bërë nga shitja e të gjitha kukullave të tjera”.