Të gjithëve pa përjashtim na pëlqejnë ato ngacmimet spontante që na shkrijnë së qeshuri, duke e ditur këtë, ne kemi përzgjedhur 10 pjesëza që edhe po të doni ju nuk do të mund të rrini dot pa qeshur!
Për kënaqësinë tuaj i kemi renditur mëposhtë, kërkesa jonë e vetme është që të na thoni cila ju pëlqeu më shumë, ose cila ju bëri të qeshnit më tepër?
Ora 2 pas mesnate
Ora dy e gjysmë pas mesnate. Vajza e vogël zgjohet dhe thërret mamin.
– Mami, më trego një përrallë.
– Prit edhe pak, zemër, së shpejti vjen babi dhe ne të dyja do të dëgjojmë përrallën e tij…
Ema
Ema, nëntë vjeçe, vajti mysafire te tetoja e saj dhe në mbrëmje nisi t’i tregojë çfarë i ndodhi një ditë më parë.
– Teto, dje isha te ditëlindja e Mirës. E dini, si më tha ajo: “Ema, paske ardhur e veshur me po atë fustan që kishe vitin e shkuar. Nuk të blen dot mami diçka të re?”
Teto Sofia i ledhatoi të mbesës kokën me flokë kokoritha dhe e pyeti:
– E dashur, ti me siguri, nuk qëndrove më tek ajo? Po të më kishin thënë mua në moshën tënde diçka të tillë unë menjëherë do të ikja…
– Teto, e di si është puna? Tani kanë ardhur kohë të tjera. Unë i dhashë një dackë të mirë dhe qëndrova…
I dashuri i ndrojtur
– Bija ime, – i drejtohet mamaja vajzës, – më duket pak i ndrojtur ai i dashuri yt…
– I ndrojtur? S’ka ku të vejë më i ndrojtur!
– Po sikur t’i japësh pak zemër? Disa meshkuj duhet t’i mësosh si të sillen me femrat. Ai më duket djalë i zgjuar.
– T’i jap zemër? – u xhindos vajza. – Ai nuk kupton edhe aluzionin më banal. Ja, dëgjo: Dje, në mbrëmje, kur ju me babin nuk ishit në shtëpi, unë u ula në divan, kurse ai vajti u zhyt në kolltukun përballë, sa më larg meje. Atëherë, e pyeta, nuk i duket e çuditshme që gjatësia e krahut të mashkullit dhe përmasa e belit të femrës janë të barabartë dhe… e di ç’bëri ai?
– Si, ç’bëri? Atë që do bënte çdo djalë me mend në vend të tij.
– Posi, posi! Më kërkoi t’i sillja një copë spango, për të matur krahun e tij dhe belin tim.
Do martohesh me mua
Vajza ishte shumë e pasur. Në mbrëmje, një djalosh i varfër, por shumë i ndershëm, u tregua veçanërisht i mirë me të.
– Sa e pasur je! – i tha ai me kureshti.
– Po, – pranoi çiltër vajza, – unë vlej një milion dollarë.
– Do martohesh me mua?
– Jo.
– E dija…
– Atëherë, përse më pyet?
– Desha të dija si e ndjen veten njeriu kur humbet një milion dollarë…
Babai dyshues
Bija ime, – vërejti babai, – a nuk të duket, se shoku yt ka filluar të qëndrojë pak vonë te ne? Nuk të ka thënë gjë nëna për këtë?
– Po, babi, – u përgjigj me ëmbëlsi vajza. – Ajo thotë se burrat nuk kanë ndryshuar fare.
Njohja e re
Vajza i tregon të atit për njohjen e saj të fundit.
– Babi, jam e sigurt, që do të të pëlqejë Çarli. Është djalë shumë i mirë.
– Ka ndonjë para mënjanë?
– O, babi, sa kureshtarë jeni ju burrat! Edhe Çarli këtë pyetje më bëri për ty…
Arritja e famës
Lila nuk po arrinte të kuptonte, përse qe bërë aq e njohur.
– Ndoshta nga flokët e mi të mrekullueshëm? – pyeti mikun e saj.
– Jo!
– Nga trupi elegant?
– Jo!
– Atëherë, ngaqë kam karakter të butë?
– Jo, jo!
– Po, mirë, u dorëzova!
– Hë! Tani i re pikës!
Djaloshi i ndrojtur
– Sa i ndrojtur je! – i thotë me shpoti vajza bukuroshe djalit.
– Po, i ngjaj babait…
– Edhe babi kaq i mefshët ka qenë?
– Shumë. Mami thotë, se unë do të isha katër vite më i madh, sikur ai të mos ishte aq i ndrojtur.
E bija e bankierit
E bija e një bankieri të njohur erdhi në shtëpi me një djalë. Ata janë zënë për dore dhe buzëqeshin të ndrojtur. Bankieri largon tutje gazetën, vështron çiftin e ri dhe i thotë:
– Nëse doni të martoheni, me gjithë qejf. Ama, po deshët të merrni makinën time për të ma hedhur… harrojeni!
Vallëzimi
Bisedë gjatë vallëzimit:
Ai: – Unë i lexoj mendimet tuaja, sepse ju jeni si një libër i hapur.
Ajo: – Mirë, mirë, lexojini, vetëm boll e fërkuat kopertinën…
Fallxhorja
Një djalë i ri pyet fallxoren:
– Ju parathoni të ardhmen. Po të shkuarën e përcaktoni dot?
– Po, mundem.
– Atëherë, më zbuloni të shkuarën e gruas time të ardhshme!