“Më pështy në shpinë!”, i thotë dhëndrri vjehrrës… Mos Qeshni Kur të Mësoni Arsyen Pse!

Me qëllim që t’i afroheni kësaj fundjave mes të qeshurave, ju ftojmë të lexoni këto pjesëza qe kemi përgjedhur, jemi të sigurtë që në fund të artikullit do ndjeheni më të lehtësuar dhe do ta keni shumë të zorshme të mos qeshni…

Ç’thua kështu, dhëndërush!

Dhëndrri kthehet nga poliklinika në shtëpi dhe i thotë vjehrrës:

Më pështy në shpinë!

Ua, ç’thua kështu, dhëndër? – u turbullua ajo.

Më pështy, të thashë!

– Vjehrra i pështyu dhe e pyeti:

– Ç’ishte kjo, dhëndërush?

– Mjeku më rekomandoi të lyhem me helm nepërke!

Dhëndërr zemërmirë

Sa i sjellshëm që jeni, – e lëvdon vjehrra dhëndrin e saj. – E mbajtët mend, që dikur ju kam thënë, se jam gati të fal pesë vite jetë për një shishe shampanjë të mirë…

– Po, po… prandaj ju solla njëherësh dy shishe.

Aleksei

Aleksei është ulur në timonin e makinës së re, të sapoblerë. Prapa janë ulur e shoqja dhe vjehrra, që vazhdimisht e këshillojnë:

– Kujdes, më shpejt, shiko përpara, autobusi, freno, ndalo, etj.

Aleskei nuk duroi, u kthye me fytyrë të skuqur nga inati dhe i drejtohet të shoqes:

– Kush e nget makinën, xhanëm, ti apo jot ëmë?!…

Te klinika veterinare

Te klinika veterinare futet me vrap një burrë dhe kërkon t’i presin bishtin qenit të vet.

– Ç’ka ndodhur, përse ky ngut?

– Nesër vjen vjehrra ime dhe unë nuk dua kurrfarë shenje mirësardhjeje…

Halli i vajzës

Mama! – ulëriu vajza në telefon, – vajti ora dy pas mesnate, kurse im shoq nuk po duket… Mos ka zënë ndonjë dashnore??

– Bijë, përse të shkon ndërmend te më e keqja? Ndoshta e ka shtypur ndonjë makinë dhe dergjet në reanimacion?!

Vjehërr, sa do rrish?

Dhëndri vjehrrës:

Sa gjatë do të rrini te ne?

– Derisa t’ju mërzitem…

– Si, as një gotë çaj nuk do të pini?!…

Kur zbulon sekretin

Mbaje mend, – e këshillon një familjar me përvojë mikun e vet, – kurrë mos e kundërshto vjehrrën.

– E si t’ja bëj?

– S’ka gjë më të thjeshtë. Tregohu i durueshëm. Jepi mundësi të flasë, sa të dojë dhe do të shohësh, që pas njëfarë kohe ajo do të nisë të kundërshtojë veten…

Vjehrra e Tomit

Vjehrra e Tomit erdhi për të qëndruar tek ata disa ditë, por i pëlqeu aq shumë, sa jetoi aty një vit të tërë. Dhe vazhdimisht fliste pa pushuar nga mëngjesi në mbrëmje.

Në fillim Tomi provoi disa herë të thoshte një fjalë, por u tërhoq.

Kur ajo më në fund iku, djali i vogël i shtëpisë e pyeti të atin:

– Babi, ç’doje të më thoshe… pranverën e shkuar?…

Burrë, ta dish…

Pas sherrit të rradhës gruaja i thotë të shoqit:

– Unë që sot do të iki te mami, por, po të paralajmëroj… ne do të kthehemi!…

Vjehrra dhe qeni

Vjehrrën time dje e kafshoi qeni.

– E si ndihet vjehrra tani:

– Vjehrra mirë, kurse qeni ngordhi.

Në farmaci

Një burrë shumë i shqetësuar hyn me vrap në farmaci.

– Vjehrra ime kërkon të helmohet me bar miu…

– Për fat të keq, s’kemi kundërhelm për barin e miut, – i thotë farmacisti.

Ç’kundërhelm më thua? – ja priti tjetri. – Bar miu dua!

Kush e do më shumë vjehrrën?

Vjehrra kishte tre dhëndurë. Deshi të dinte se kush nga ata e donte më shumë. Një ditë ata shkuan të pushonin buzë lumit.

Dhëndri i madh po ecte buzë bregut, vjehrra e pa, u hodh në lumë dhe nisi të thërrasë: “Ndihmë! Po mbytem!”. Dhëndri u fut në ujë dhe e shpëtoi. Të nesërmen nën dritaren e vet pa një veturë “Zhiguli” me shënimin: “Dhëndrit të dashur, nga vjehrra“.

Po kështu ndodhi edhe me të dytin, veçse vetura e dhuruar me të njëjtin shënim ishte “Vollga”.

Vjehrra deshi të provonte edhe të provonte edhe të voglin, por ky as deshi të dijë për britmat e saj.

“Ndihmë!”, – ndërsa ai vijoi rrugën… Vjehrra u mbyt. Të nesërmen dhëndri i vogël pa nën dritare një “Benz” fringo me shënimin: “Dhëndrit të dashur, nga vjehrri!”

Vjehrra në Afrikë

Një miku im me të shoqen dhe vjehrrën shkuan për gjueti në Afrikë. Pajtuan një shoqërues dhe u nisën për në xhungël. Natën burrë e grua u zgjuan nga një zhurmë dhe panë, që vjehrra ishte zhdukur.

Pas shumë kërkimesh, e gjetën në një lëndinë pranë një luani gjigant.

Po tani si të bëjmë? – pyeti gruaja, duke u dridhur nga frika.

Hiç, – ja ktheu i shoqi. – Kur e sheh veten në gjendje të tillë të vështirë, luani e gjen vetë zgjidhjen…

Do më duash, kur të plakem?

Do më duash, kur të plakem? – e pyeti ajo dhe psherëtiu.

– Të të dua?! Unë do të lutem para fytyrës tënde, si të ishe perëndi, do të puth vendin, ku kanë shkelur këmbkat e tua, do të ledhatoj, si të ishe lule delikate… Unë… Veçse shpresoj, se do nuk do i ngjash nënës tënde, kur të plakesh…

Më në fund…

Pasi bujti për një kohë të gjatë te e bija, nëna vendosi më në fund të kthehej në shtëpinë e saj.

Nuk e ke harruar, në ç’orë niset treni im nesër? – e pyeti dhëndrin.

Mama e dashur, – ja ktheu tjetri, – deri në orën e nisjes suaj kanë mbetur edhe gjashtëmbëdhjetë orë, njëzet e katër minuta, tridhjetë e një sekonda…

Burri nga plevica

Burri kthehet nga plevica, ku kish vajtur për të marrë ca vegla dhe pyeti të shoqen i irrituar:

– Mos është në shtëpi ajo sharra e vjetër?

Papritur nga kuzhina dëgjohet zëri hatërmbetur i vjehrrës:

– Mbase sharrë jam, ama jo dhe aq e vjetër…

Haha…

Gruaja:Mamaja më tha, se gati desh vdiq nga të qeshurit, kur ti i kishe treguar një histori zbavitëse!

Burri: – Ku është? Thuaji të vijë shpejt, kam edhe nja dy histori të tjera zbavitëse!…

Si ndodhi aksidenti?

Inspektori rrugor pyet shoferin:

– Si ndodhi aksidenti?

– Fare thjeshtë! Vjehrra kërkoi të kthehesha djathtas… gruaja majtas. Vendosa t’i kënaq të dyja: i kam tmerr sherret në familje!

Sherri burrë-grua

Pas sherrit burri i thotë të shoqes:

Hajt, shko te jot ëmë!

– Që të rrish rehat vetëm, ë? Harroje! Do i them nënës të vijë!

Dy inxhinierët dhe testi i urës

U takuan dy inxhinierë.

– E di, si provohet një urë, sa është e sigurtë?

Jo. Si?

– Duhen mbledhur në urë të gjitha vjehrrat. Po nuk u shemb, urën mund ta quash të mirë, po u shemb, e shkëlqyer!

Një pllakë për vjehrrën

Dhëndri deshi të vendosë një pllakë te varri i vjehrrës.

A keni diçka sa më të rëndë, por të lirë?

– Po, e kemi një rrasë këtu, por ka emër tjetër… Mund ta fshijmë dhe të gdhendim emrin, që dëshironi…

– Jo-o! Mos u shqetësoni! Po e marr. Se mos dinte të lexonte vjehrra ime!…

Dhuratë për vjehrrën

Blerësi me fytyrë jeshile nga lodhja pyet te reparti i mallrave elektrike:

Dua një dhuratë me vlerë për vjehrrën?

– Zgjidhni: hekur elektrik, shtrydhëse frutash, përzierës….

– Jo, jo, nuk më pëlqejnë këto… – psherëtiu blerësi.

– Rastësisht, mos ju ndohet ndonjë… karrige elektrike?…