Puthja, veçanërisht ajo buzë më buzë është vula që përcakton fillimin e një romance, e duke që në një akt që sjell një ëmbëlsi të pakrahasueshm shpirtërore dhe trupore, është e pamundur që në disa raste të veçanta të mos bëhet objekt i humorit, goxha therës madje.
Disa prej këtyre rasteve i kemi përzgjedhur për kënaqësinë e lexuesve tanë:
1. – Mund t’ju puth?
– Çfarë?! Mos u çmendët?
– Po unë ju pashë dje, kur ju puthi ai oficeri.
– Po, por ai nuk më kërkoi leje…
2. – S’e besoj që unë të jem femra e parë që puth ti i dashur. Si me shumë mjeshtëri e bëke këtë punë…
– Ndoshta. Po ti nga e di?
3. Një djalë i thotë shokut:
– Kur e putha Tanjën për herë të parë, ajo më dha një shuplakë. Kur i thashë që kjo nuk do të përsëritet më, më dha edhe një tjetër.
4. – Dëgjo, i drejtohet babai së bijës shtatëmbëdhjetëvjeçare, – përse nuk thirre për ndihmë kur ai djali të puthi?
– Ai më kërcënoi…
– Si të kërcënoi?
– Më tha se po bërtita, nuk do më puthë më kurrë…
5. Një bukuroshe qëndron para portës së degës ushtarake me lot në sy.
– Ç’ke, ta morën të fejuarin ushtar? – e pyet roja.
– Po, madje të pestë njëherësh…
6. Djali i thotë vajzës:
– Shiko, ra një yll! E di ti se po të thuash një dëshirë kur ylli është duke rënë, plotësohet dëshira…
– E di, por nuk e besoj dhe aq…
– Çudi, përse?
– Sepse ti je tepër i ndrojtur!
7. Një djalë i vajti të dashurës në shtëpi.
– Sot do kalojmë një natë të hatashme, e dashur. Kam marrë tri bileta teatri…
– Çudi… përse tri bileta? – e pyeti vajza.
– Për mamin, babin dhe vëllanë, – buzëqeshi djali.
8. – Diana, më fal, por duhet të të hapem për diçka… Unë… jam i martuar!
– Sa më trembe… kujtova se të vodhën makinën…
9. Në seminarin e teologjisë profesori pyet një vajzë simpatike:
– Hë, kush ka qenë mashkulli i parë?
– Më falni, profesor, por kjo diçka imja, intime… dhe do të parapëlqeja të mos e përmend emrin e tij.
10. – Qetësojeni qenin tuaj! Dje më ulëriu në atë farë feje, sa ime bijë u detyrua të ndërpriste mësimin e kantos.
– Më falni, por vajza juaj e nisi e para mësimin.