Biondja në autobus
Sapo në autobus hipi një bjonde simpatike, të gjithë burrat kthyen sytë nga ajo. Vajza mori biletën dhe u drejtua për te një karrige e lirë, mirëpo papritur autobusi frenoi dhe ajo humbi ekuilibrin.
Deshi të kapej pas shpinës së ndenjëses, por doli huq dhe ja veshi me sa fuqi kishte me shuplakë djaloshit të ulur aty pranë.
E skuqur nga turpi, vajza nisi të lypë ndjesë, por fqinji e ndërpreu, duke i thënë:
– Mos u shqetësoni, bukuroshe. Për ato, që po mendoja teksa ju shihja, meritoj një shuplakë shumë më të fortë…
Dy studentet
Dy studente hipën në autobusin e mbushur plot dhe u detyruan të udhëtonin, duke qëndruar në këmbë. Njëra syresh u kap pas, siç kujtoi ajo, dorës së shoqes.
Pas njëfarë kohe vajza hodhi sytë poshtë dhe vërejti, që ishte kapur pas dorës së një djaloshi të panjohur.
– O, më falni, paskam kapur dorën e gabuar!..
Djaloshi buzëqeshi dhe i zgjati dorën tjetër.
– Ju lutem, urdhëroni tjetrën!…
Teta, o teta…
Një vajzë simpatike dhe elegente hipi në autobus dhe mezi u ul midis dy burrave. Pas pak në autobus hyri një grua tejet e shëndoshë dhe pasagjerja simpatike, për t’u dhënë një mësim të mirë burrave, u ngrit.
– Teta, uluni në vendin tim, – i tha, duke i treguar vendin me dorë.
– Të faleminderit, zemër, – u përgjigj gruaja buzagaz, – vetëm se… në prehrin e cilit nga këta bukuroshë të sjellshëm ishe ulur ti?…
Taksiii!
Duke shtyrë djathtas e majtas rradhën te taksitë, një vajzë lakuriq, futet në makinë.
– Jepi, shefo!
Shoferi i jep makinës dhe vret mendjen: “Po paratë nga do i nxjerrë kjo?!..”
Ç’bëni kështu, zoti taksist?
Një grua udhëton me taksi. Tek i afrohet shtëpisë, hap çantën dhe vëren e tmerruar, që kishte humbur portofolin.
– Nuk kam me se të të paguaj…
Shoferi nuk foli, ktheu makinën dhe e çoi gruan në pyll, nxori një çarçaf dhe e shtroi mbi bar.
– Ç’bëni ashtu? – tmerrohet gruaja. – Unë kam tre fëmijë.
– Kurse unë kam dyzet lepuj. Shkul bar dhe mbushe çarçafin.
Zonjë, më lejoni…
Në autobusin dykatësh në Londër, të mbushur plot e përplot, një grua e shëndoshë nuk po nxjerr dot paratë e biletës nga xhaketa e mbërthyer fort.
– Zonjë, – nuk duroi dot pasagjeri i ndodhur pranë, – më lejoni të paguaj unë për biletën tuaj.
– Jooo, ç’thoni ashtu, unë kam para!
– Gjithsesi… më lini të paguaj, – ngul këmbë fqinji, – është hera e tretë, që zbërtheni tirandat e pantallonave të mia, tek rrekeni të fusni dorën në xhepin e xhaketës tuaj…
Xhentëlmeni
Një vajzë e re simpatike po priste autobusin dhe mezi po e ulte fustanin, që ja merrte era, duke i zbuluar kofshët e bukura. Por më shumë e nervozonte një burrë pak më tutje, që ndiqte me interesim të tepruar mundimet e vajzës.
– Me sa shoh, nuk qenkeni fare xhentëlmen! – u mërzit ajo.
Tjetri ngriti paksa kapelën, zbardhi dhëmbët dhe u përgjigj:
– Bukuroshe, me sa vërej, edhe ju nuk jeni… xhentëlmen…