Si t’jua shpërblej?
– O doktor… demek ju mendoni, që u shërova? – pyet e gëzuar pacientja.
– Po, shpirt, – u përgjigj psikiatri. – Them se kleptomania juaj tanimë është nën kontroll dhe ju jeni, si gjithë të tjerët.
– I dashur doktor, ju detyrohem shumë, – nuk u përmbajt gruaja. – Nuk di, si t’jua shlyej ndihmën, që më dhatë.
– Asgjë të tepërt, e dashur… vetëm honorarin e zakonshëm, vetëm se… nëse sëmundja ju shfaqet sërish, mund të vidhni gjëkundi një iPhone të mirë për mua…
Po ti, e gënjen gruan?
– E gënjeni gruan tuaj? – pyet pacientin mjeku psikiatër.
– Pse, kë mund të gënjej tjetër? Ndonjë të huaj?
Moos…
Pacienti i qahet mjekut psikiatër:
– Doktor, kohët e fundit më shqetësojnë aftësitë e mia mendore.
– Pse, si është puna? Çfarë shenjash vëreni?
– Të frikshme: gjithçka, që thotë gruaja ime, më duket… e mençur!
Po ne folëm ndryshe?
Më vjen keq, zonjë, por jam i detyruar të kërkoj nga ju 50 franga, për dhëmbin, që i shkula pinjollit tuaj.
– 50 franga? Por ju më thatë, që kushton 10 franga…
– Po, po… por djali juaj ulëriti aq, sa bëri të largohem nga dhoma e pritjes 40 pacientë…
“Muhabet” dentisti
Dy zonja presin radhën për te dentisti dhe llomotisin pa pushim. Te prekin njërën pas tjetrën, arritën te seksi.
– Asnjëherë nuk kam fjetur me tim shoq, para se të martoheshim, – thotë njëra. – Po ju?
– S’e di, – përgjigjet tjetra. – Si e quajnë burrin tuaj?…
Unë nuk do hy…
Dentisti i thotë pacientes:
– S’është nevoja ta hapni gojën kaq shumë.
– Po ju vetë më thatë, që duhet të futni pasqyrën, instrumentet…
– Po, por vetë do të qëndroj jashtë!…
Doktor, si t’ia bëj me gjumin?
– Ç’të bëj që të më zërë gjumi?
– Provoni të pini një gotë me qumësht të ngrohtë dhe mollë të grirë pak para se të bini në shtrat.
– Doktor, po ju vetëm para 6 muajve më thatë se duhet të bie për të fjetur me stomakun bosh!
– E di, zonjë e nderuar, e di… por mjekësia ecën vazhdimisht përpara.
Po ç’të ndodhi?
– Ç’ka ndodhur? – e pyet mjeku pacienten.
– Po ja… ndeza makinën e llakimit të parketit dhe më zuri korenti.
– Po këmbën përse e keni fashuar?
– Sepse edhe unë nuk e lashë pa ja marrë hakun!…
Gruaja e Nikolës
– E more vesh? Nikola u shtrua në spital.
– Si, në spital? Unë dje e pashë në ballo. Kërcente dhe flirtonte me një bjonde…
– Po, po! Por edhe e shoqja e kishte parë…
Asnjë rrudhë, ama…
Një bishtpërdredhur e moshuar u thotë shoqeve:
– Vajta te mjeku i kirurgjisë plastike. Shikoni, asnjë rrudhë s’më duket!
– Uaaa!.. E si e bëri këtë?
– Thjesht, më tërhoqi lëkurën e fytyrës.
– Dhe si ndihesh tani?
– E ndjej lëkurën aq të tendosur, sa, po të më duhet t’i vesh çorapet e holla, më mjafton t’i ngre pak… vetullat.
A i mjafton thua!
Në kulmin e ditës tejet të ngarkuar, në kabinetin e mjekut veterinar, të zënë me punë të ngutshme, telefonoi një grua.
– Doktor, – i tha ajo, – kam vendosur të hap një pulari. Më thoni, ju lutem, për sa kohë duhet ta lëshoj gjelin te pulat?
– Një minutë! – u përgjigj doktori në telefonin tjetër.
– Shumë faleminderit! – u përgjigj zonja dhe mbylli telefonin…