Presidenti kërkonte një sekretare por s’dinte cilën të zgjidhte nga 3 konkurrentet…

Presidenti i firmës kërkon një sekretare të re. U shpall konkurs psikologjik dhe nga agjencia e punësimit erdhën tri vajza.

– Më dëgjoni më vëmendje, – i tha psikologu kontrollues vajzës së parë. – Sa bëjnë tre edhe tre?

– Gjashtë, – qe përgjigja.

– Mirë, prisni në dhomën tjetër.

Thirrën të dytën dhe i bënë të njëjtën pyetje.

Vajza ndenji në mëdyshje, mendoi, se donin t’i punonin ndonjë rreng dhe u përgjigj me dinakëri:

– Tridhjetë e tre…

– Faleminderit, – i tha psikologu, – Shkoni në dhomën tjetër.

Të njëjtës pyetje vajza e tretë iu përgjigj, që mund të bënin edhe gjashtë, edhe tridhjetë e tre.

Psikologu i vajti presidentit dhe i tha:

Vajza e parë dha përgjigje të çiltër, e dyta dyshoi mos bëja ndonjë truk, kurse e treta ndoqi edhe rrugën e parë, edhe të dytën. Tani vendosni vetë, kush ju përshtatet më shumë.

– O, do të parapëlqeja atë bionden me sy të kaltër, – u përgjigj pa u menduar presidenti.