Pse e tejkaloni shpejtësinë e lejuar? – e pyeti rreptë polici… Përgjigjja e Bukuroshes do ju Shkrijë!

Është fillimi i javës dhe nuk duhet kurrsesi ta pranojmë që të futemi pa të qeshura.

Pse e tejkalon shpejtësinë?

Makinën, që fluturonte me shpejtësi të madhe, e ndaloi polici. Në timon qe ulur një femër.

Pse e tejkaloni shpejtësinë e lejuar? – e pyeti rreptë polici.

E dini, si është puna? – nisi të cicërijë bukuroshja. – Unë thuajse nuk di fare të ngas makinën, prandaj nxitoj për në shtëpi… që të mos shtyp njeri…

Bukuroshja te mekaniku

Usta, makina ime harxhon shumë benzinë, – i thotë një bukuroshe mekanikut.

Tjetri i tregon levën e thithjes, të tërhequr deri në fund.

– E dini, përse shërben kjo?

– Si nuk e di? Për të varur çantën…

Flora

– Flora, në thanë, se po mëson të ngasësh makinën. Si të duket?

– Në rregull. Ç’është e vërteta, ende nuk di ta ngas, por këmbësorët kam nisur t’i urrej…

Mekanik i zoti

Klientja:Mund ta riparoni parafangon në mënyrë të tillë, që im shoq, të mos e dallojë?

Mekaniku:Në këtë rast kjo është e pamundur, por mund ta ndreq aq, sa pas një jave ju mund ta pyesni burrin tuaj, ku e ka goditur makinën.

Biondja

Biondja:Dua të takoj djaloshin, që pësoi aksident dje…

Infermierja:Ju ishit me të në makinë?

Biondja:Po. Dhe mendova, që do të ishte njerëzore të vija këtu dhe ta lejoja të më puthë, siç deshi të bënte dje…

Taksist, baba, taksist…

Babë e bir udhëtojnë me taksi nëpër sheshin Pigal të Parisit. 

Babi, – pyet i habitur fëmija, – ç’bëjnë ato gratë, që qëndrojnë në atë trotuarin atje?

Babai është në vështirësi dhe përpiqet t’i shpjegojë të birit, që ato presin burrat e tyre, të cilët punojnë te ajo ndërtesa e lartë… Papritur taksisti ktheu kokën dhe thotë:

– S’është e vërtetë! Ato janë femra me sjellje të lehtë…

Fëmija pyet:

– Babi, ç’do të thotë femra me sjellje të lehtë?

Babai mezi përmbahet nga inati, por e sqaron: – Femra të tilla që kanë shumë burra...

Por djali s’di të pushojë:

– Paskan shumë fëmijë, ë? Ç’do të bëhen, kur të rriten?

Babai mori hak më në fund:

– Taksistë do të bëhen, biro, taksistë!…

Polici rrugor

Polici rrugor:Zonjë, mos e pikasët rastësisht targën e makinës, që ju përplasi?

Viktima:Jo, por ajo qelbësira që ngiste makinën, mbante veshur një kostum leshi me vija dhe një kapele të kaltër, të zbukuruar me një degë artificiale qershie…

Zhana

Zhana, që kishte dalë, për të dhënë provimin e patentës, u kthye në shtëpi gjithë shenja të mavijosura.

Keq puna, – i drejtohet vajza të atit. – Që në kthesën e parë ja vesha nga prapa një kamioni…

– Me një fjalë, nuk fitove?

– Se di. Instruktori vdiq…

Horoskopi i Sarës

Horoskopi im më parashikoi, që do të kem një takim të bujshëm me një person të rëndësishëm me uniformë, – i thotë Sara Shokut të vet.

– Edhe?…

– U realizua! Përplasa me makinë një kapiten të xhandarmërisë.