“Ti vërtet pret një fëmijë?” – i bërtet babai të bijës… Përgjigjen e vajzës s’e merrni dot me mend!

Nesër fillon një javë e re, dhe nuk mund të lejojmë t’i futemi pa disa të qeshura të forta…

Nuk i di të gjitha ai…

Ti vërtet pret një fëmijë? – i bërtet babai të bijës.

Po, ma tha doktori.

– Po nga kush?

– O, babi këtë doktori nuk ma tha!…

E fejuara dhe Mjeku

E fejuara e mjekut:Shiko, i dashur, sa bukur, sa re të mrekullueshme paska sot, diell, qiell i kaltër…

Mjeku (ëndërrueshëm):Po, e dashur, shumë bukur… Më pëlqeu veçanërisht reja, që lodron mbi atë malin atje… ka tamam ngjyrën e mëlçisë së goditur nga ceroza…

Doktorin apo…

E zonja e shtëpisë (pasi e ka lexuar gabim termometrin):Doktor, doktor, ejani shpejt, burrit tim i ka hipur temperatura deri 50 gradë!

Mjeku (i qetë):Po të ketë temperaturë të tillë, nuk duhet të më kërkoni mua, por… zjarrëfikësat!

Kur të falenderojnë me çokollata

Doktor Marteni mori nga zonja Dypon me postë një kuti të mrekullueshme me çokollata. Por, sado e vrau mendjen, nuk e kujtoi dot këtë të sëmurë. Dhe vendosi t’i telefonojë.

– Ju falenderoj, zonjë, për dhuratën e çmuar, që më dërguat. Veçse, më ndjeni, por nuk po kujtohem dot, kur ju kam kuruar.

– Unë nuk jam kuruar ndonjëherë tek ju, doktor, – u përgjigj zonja. – Burri im është kuruar, Zhan Dypon. 

– Ah, po. Po hë, e shërova?

Dëgjoni, doktor, – u inatos zonja. – Po ta kishit shëruar, do ju dërgoja çokollata unë?

Nuk i di të gjitha ai…

Ti vërtet pret një fëmijë? – i bërtet babai të bijës.

Po, ma tha doktori.

– Po nga kush?

– O, babi këtë doktori nuk ma tha!…

Këshillë e zgjuar!

Infermierja këshillon të sëmurin:

– Në doni ta falenderoni mjekun, bëjeni këtë para operacionit, ndryshe, mund të jetë tepër… vonë!

Ah kapiten!

Një vajzë e re, iu afrua e vendosur gruas, që e mori për infermieren e rojës. 

Mund ta shoh kapiten Ivanovin?

– Më falni, kush jeni ju?

– Jam… e motra.

– Gëzohem që u njohëm… Unë jam e ëma…

Jo, jo doktor…

–  Ja ku i keni tabletat për gjumë, zonjë. Ju mjaftojnë për gjashtë javë.

– Doktor, por unë nuk dua të fle kaq gjatë!..

Klementina

Klementinën e kafshoi qeni i tërbuar. Për fat të keq, ajo nuk i dha rëndësi dhe vazhdoi të bredhë, si më parë, nuk u mjekua dhe u sëmur rëndë.

Mjeku e vizitoi dhe i tha, që vdekja është e pashmangshme.

– Zonjë, shkruani testamentin, pa e zgjatur shumë!

Vajza mori letër, penë dhe nisi të shkruajë, por e zgjati shumë dhe mjeku e pyeti, çfarë shkruante akoma?

– Doktor, nuk arrita të rrëfehem, prandaj po shkruaj listën e të gjithë dashnorëve, që kam kafshuar kohët e fundit.