Me qëllim që ta kaloni këtë pasdite mes të qeshurave, ose t’ia lexoni me zë të lartë dikujt që keni aty afër që të shkriheni gazit sëbashku ju ftojmë të lexoni këto pjesëza qe kemi përgjedhur, jemi të sigurtë që në fund të artikullit do ndjeheni më të lehtësuar dhe më të qeshur…
…mos qeshni me të madhe se shqetësoni të tjerët.
Violeta, mi Violeta!
– Violeta, përse nuk martohesh?
– Sepse kam dy shokë të ngushtë dhe nuk di kujt t’i jap përparësi. Sikur të mund të bashkoja cilësitë e tyre: njëri është i bukur, kurse i dyti… kërkon të martohet me mua!
Urimi për martesë
Nëna i shkroi të birit, e uroi për fejesën:
“I dashur biri im, ç’lajm i mrekullueshëm!” Babai dhe unë i gëzohemi lumturisë tënde. Prej kohësh kemi ëndërruar që ti të martoheshe me fat, sepse bashkëshortja e mirë është dhurata më e çmuar që Zoti i bën një burri. Ajo e ndihmon atë të zhvillojë më tej cilësitë më të mira dhe të mposhtë mëkatet“.
Në fund të letrës babai shtoi:
“Nëna vajti të marrë pullën. Qëndro beqar, o budalla!”
Pse vendosa të martohem…
Shoku shprehu habinë:
– Moris, ç’mora vesh për ty? Ti, beqari i thekur, u martove?
– Sado e trishtë të duket, por ashtu është. E si të bëja tjetër? Në kuzhinë qe bërë një mal me enë të palara, në banjo kapicë me rroba të pista, dyshemeja dhjetë vjet që nuk qe fshirë, kurse mobiliet i kishte mbytur pluhuri…
Babi, nuk martohem…
– Babi, nuk martohem me Petrin… ai është ateist, nuk beson as në Zot, as në mbretërinë qiellore, as në parajsën…
– Po te ferri beson ai?
– Besoj, se jo…
– S’ka gjë, ti dhe mamaja jote shumë shpejt do e bindni, që gabohet…
Zemër, dikush po më ndiqte…
E fejuara vonohet në takim.
– E kupton, i dashur? – i shpjegon ajo të fejuarit. – Gjatë gjithë rrugës më ndoqi një tip.
– Edhe?! – e pyet djali gjithë frikë.
– Ti nuk e merr dot me mend sa ngadalë ecte…
Përparësia e Luçies
Djaloshi u thotë prindërve, që do të martohet me Luçien.
– Ç’tmerr! – ulëriu babai. – Ajo i ka flokët e lyer!
– Ajo, me siguri, nuk duhet të dijë të qepë një kopsë, – ndërhyri nëna praktike.
– E keni parë si kërcen? Tamam si lopë në fushë patinazhi, – i vë vulën vëllai pesëmbëdhjetë vjeçar.
Djaloshi ngre duart lart dhe i pranon të gjitha vërejtjet:
– Të gjithë keni të drejtë, por Luçia ka një përparësi, që i heq vizë të gjitha mangësive. Është fillikat në këtë botë…
Ç’na kërkon edhe ti bijë, aman!
– Mblidh mendjen! – i ulëriu babai të bijës.
– Hapi sytë: rrubinetat rrjedhin, suvaja po bie, televizori është prishur, frigoriferi ngroh në vend që të ftohë… kurse ti kërkon që të martohesh me një poet!…
2 në 1
Babai u kthye nga puna, thirri të bijën dhe e njoftoi, që atë ditë i kishte vajtur në zyrë një djalë, për t’i lypur dorën e saj.
– Djali më pëlqeu dhe e pranova kërkesën e tij.
– Ua, baba!… – protestoi vajza, – po unë nuk dua të ndahem nga mamaja.
Babai ktheu kokën, e pa që e shoqja vajti në kuzhinë dhe shtoi:
– Të kuptoj, bija ime dhe nuk dua t’i vihem kundër lumturisë tënde, – prandaj të lejoj të marrësh mamin me vete…
Jo, aspak…
– Ti pranon të martohesh me mua vetëm sepse trashëgova një hyrje të mirë nga gjyshja?
– Sigurisht që jo? Ç’thua ashtu? Unë do të pranoja edhe po ta trashëgoje nga kushdo tjetër…
Kur të kërkojë dorën e vajzës…
– Andre, sot Zhani do të kërkojë dorën e vajzës sonë.
– E, ç’duhet të bëj unë?
– Të heshtësh dhe vetëm të miratosh me kokë. Në asnjë mënyrë s’duhet t’i puthësh duart e t’i thuash: “Shpëtimtari ynë!”
Si quhet kur burri martohet…
– Vasja, e di ti si quhet martesa e burrit me dy gra?
– Jo!
– Bigami! Po kur burri martohet me disa gra?
– Poligami quhet!
– E çfarë pastaj?
– Si rregull, burri martohet vetëm me një grua. Po këtë e di si quhet:
– Këtë e di, monotoni quhet…
Keq i mirë, e keq i keq…
Vajzat që shoqërohen me djem të mirë, shpesh sillen në mënyrë të pashpjegueshme.
Njëra syresh nuk pranonte të martohej me të dashurin e saj, derisa ky të fitonte dhjetë mijë dollarë.
Disa muaj më vonë, kur mësoi që djaloshi ia kishte vënë syrin një tjetre, ajo e takoi në rrugë dhe e pyeti sa para kishte arritur të kursente.
– Pesëqind dollarë, – u përgjigj ai.
– Po mirë, – u dorëzua vajza, – boll janë edhe kaq…
Kërkesat e zonjës
– Më duhet një njeri, i cili duhet të kryejë të gjitha punët e vështira në shtëpi, të zbatojë çdo porosi timen, të mos kundërshtojë kurrë dhe të jetë në çdo rast i gatshëm të më shërbejë, – e sqaroi e zonja e shtëpisë djaloshin, që kishte ardhur për të punuar si shërbyes.
– Atëherë zonjë, ju duhet një bashkëshort, jo shërbyes, – ia ktheu djaloshi.
Sa turp!!!
– Si nuk të vjen pak zor? – e qortoi nëna të bijën. – Të gjitha shoqet e kanë bërë nga një divorc, kurse ti ende nuk je martuar!…
Kur ke shumë pretendime…
Një ledi angleze vendosi të martohet, por kërkoi t’i gjenin një burrë, që të mos kish pasur kurrë marrëdhënie intime me femra të tjera. Nisën kërkimet gjithandej. Më në fund gjetën një djalë azgan, australian, i cili e kishte kaluar gjithë jetën në një skutë të largët të izoluar.
Djaloshin e sollën në Londër, e veshën sipas modës së fundit dhe ia paraqitën shkëlqesisë së saj. Djali i pëlqeu princeshës dhe u martuan. U vendos që natën e parë të rinjtë ta kalonin në një hotel të vogël jashtë qytetit.
Kur mbetën vetëm, ai i mblodhi të gjitha mobiliet në një cep të dhomës.
– Përse e bën këtë? – e pyeti ajo.
– E dini si është puna, ledi. – unë nuk e di si bën dashuri burri me gruan, por nëse e bëjnë si kangurët, do të na duhet pak më shumë hapësirë e lirë.
Dy zogj me një gur!
– Ëndërroj të vras dy zogj me një të shtënë, – i thotë shoqes Maria.
– Ç’do të thuash me këtë?
– Dua të martohem me një milioner me… dashuri.
Pse martohen meshkujt dhe femrat?
Vajzat martohen me shpresën se do të mund të ndryshojnë për mirë të shoqin. Burrat martohen me shpresën, që ajo do të mbetet, si para martesës…