Historia e Burrit Dembel që Jetoi në “Kurriz të Tjerëve”, Deri në Ditën Kur Vendosi të Vidhte Mollë…

Njehërë pati jetuar një burrë shumë dembel në një fshat. Ai do të vazhdonte të përpiqej të merrte ushqim pa bërë ndonjë punë ose pa u përpjekur fare.

Një mëngjes, duke shëtitur nëpër fshat, vendosi të vjedhë disa mollë për t’i ngrënë. Sapo ai u përpoq të kapte një mollë, një fermer e pa atë dhe u nis drejt e tek ai.

Dembeli u frikësua dhe vrapoi në pyllin aty pranë për t’u fshehur. Ndërsa ecte nëpër pyll, ai pa një ujk të vjetër që kishte vetëm 2 këmbë.

Ai pyeste veten se si ujku mbijetonte me vetëm 2 këmbë. Ujku nuk mund të vraponte ose të ushqehej dhe ishte i kërcënuar nga kafshët e tjera. Por ai po vërtitej fort i lumtur përreth. Papritmas ai pa një luan që po vinte drejt ujkut me një copë mishi në gojën e tij.

Dembeli u ngjit në pemë për të shpëtuar veten, por ujku qëndroi për shkak se nuk mund të ikte. Por ai zgurdulloi sytë kur pa luanin duke e lënë copën mishi për ujkun që ta hante.

Dembeli u lumturua teksa e shihte këtë vepër të Zotit.

Ai filloi të mendonte se Zoti gjithmonë ka një plan të caktuar për t’u kujdesur për krijesat e tij.

Pastaj ai filloi të besonte që Zoti duhet të kishte diçka të planifikuar edhe për të. Kështu që ai u largua për të gjetur një vend për t’u ulur dhe të priste që dikush të vinte ta ushqente atë.

Ai priti aty për 2 ditë pa ushqim. Më në fund, ai nuk mundi ta duronte urinë dhe u largua. U takua me një plak urtë rrugës.

I rrëfeu gjithçka të urtit të moshuar dhe e pyeti: “O i mençur, Zoti tregoi mëshirë për ujkun e gjymtuar, por pse nuk tregoi mëshirë për mua?”

I urti i moshuar u përgjigj, “Është e vërtetë se Perëndia ka një plan për të gjithë. Ju jeni padyshim një pjesë e planit të tij. Por djalë, ti i ke marrë shenjat e tij gabim. Ai nuk dëshiron që ti të jesj si ujku, ai do që ti të bëhesh si luani”.

Ne shpesh i keqkuptojmë shenjat në jetë. Perëndia kujdeset për gjërat nëse jeni pozitiv në qëndrimin tuaj. Mësoni të shihni gjërat në një mënyrë pozitive dhe ta shikoni veten në një pozicion të fortë për të ndihmuar atë që ka nevojë.

Mos kërkoni zgjidhjet e lehta e të thjeshta në jetë. Kërkoni ato të duhurat.